“Plehrat mblidhen dhe nuk vjen askush t’i pastrojë”/ Banori denoncon situatën në Kavajë

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 27.09.2026, 23:55

Një banor i Lagjes Nr. 4 në Kavajë i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar grumbullimin e mbeturinave në zonën ku banon.

Sipas tij, mbeturinat grumbullohen vazhdimisht dhe nuk pastrohen nga shërbimet përkatëse, duke krijuar shqetësim për banorët.

Në pamjet e dërguara në redaksi shihen mbetje të ndryshme shtëpiake, shishe plastike, rroba të vjetra dhe mbetje të tjera të hedhura pranë një muri rrethues dhe në buzë të kanalit.

Më tej, shihen dy kontejnerë të tejmbushur, ndërsa përreth tyre janë grumbulluar mbetje ndërtimore, kartona, mobilie të dëmtuara, rroba dhe shishe plastike.

Në një pjesë tjetër të zonës duken edhe pirgje me degë të thata dhe mbetje të shpërndara përgjatë rrugës së dheut, pranë trasesë së hekurudhës.

Banori thotë se situata është bërë e padurueshme për banorët e lagjes dhe kërkon ndërhyrjen e Bashkisë Kavajë për pastrimin e zonës dhe përmirësimin e shërbimit të mbledhjes së mbeturinave.

JOQ Albania publikon pamjet e dërguara nga banori dhe mbetet e hapur për reagimin e Bashkisë Kavajë lidhur me situatën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit