Enisi, 16-vjeçari që lufton me leuceminë, niset për trajtim

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 27.09.2026, 23:53

Një lajm i mirë vjen për Enisin, 16-vjeçarin që po lufton me leuceminë dhe që ditët e fundit kishte nevojë urgjente për ndihmë.

Në rrjetet sociale u bë apel për mbështetje, ndërsa kësaj nisme iu bashkua edhe JOQ Albania. Gjendja e Enisit ishte e rënduar dhe në kohë rekord u mundësua nisja e tij drejt Italisë për trajtim.

Lajmi për nisjen e tij u publikua gjithashtu në faqen e Elvis Naçit.

Para se sëmundja t’i ndryshonte jetën, Enisi punonte si kamarier për të ndihmuar familjen. Ëndrra e tij ishte të bëhej kuzhinier dhe një ditë të kishte një restorant të vogël.

Por sëmundja e detyroi të shkëputej nga shkolla dhe puna. Gjendja e tij u rëndua deri në atë pikë sa shumë lëvizje nuk mund t’i kryente më vetë dhe kishte nevojë për ndihmën e prindërve.

Për familjen, dërgimi i tij drejt Italisë ishte shpresa për të vijuar trajtimin.

Apeli për ndihmë mori përgjigje nga shumë shqiptarë dhe, falë mbështetjes së tyre, Enisi u nis në kohë rekord drejt Italisë.

Tashmë, 16-vjeçari ndodhet në rrugën drejt një mundësie të re për të vazhduar luftën e tij, me familjen pranë dhe me mbështetjen e njerëzve që iu përgjigjën thirrjes për ndihmë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit