Nëna simbol i dhimbjes së Kosovës në protestë, Ferdonije Qerkezi në mbështetje të krerëve të UÇK-së
Këtë të diel në Gjakovë u mbajt protesta kundër aktgjykimit dënues ndaj drejtuesve të UÇK-së, e thirrur nga “Kuqezinjtë e Jakovës”.
Me këtë rast, qytetarët i shprehën mbështetje çlirimtarëve në Hagë. Në protestë mori pjesë edhe Nëna Ferdonije Qerkezi, e cila gjatë luftës në Kosovë humbi bashkëshortin dhe katër djemtë e saj.
Protesta me marsh kundër dënimit të padrejtë të çlirimtarëve “Jo në emrin tim” u përmbyll me flakadanë.
Nëna Ferdonije Qerkezi, nga Gjakova, është bërë e njohur si simbol i dhimbjes së familjeve të të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë dhe i kërkimit për drejtësi. Më 27 mars 1999, policia serbe i mori nga shtëpia bashkëshortin, Halim Qerkezin, dhe katër djemtë: Artanin, Armendin, Ardianin dhe Edmondin. Më i vogli, Edmondi, ishte vetëm 14 vjeç.
Ajo e ktheu shtëpinë e familjes në shtëpi-muze, duke ruajtur rrobat, këpucët, fotografitë dhe sendet personale të bashkëshortit e të djemve. Kjo shtëpi është bërë një vend kujtese për viktimat e luftës dhe dëshmi e tragjedisë së familjes së saj.
Tavolina e shtruar me gjashtë pjata me ushqim është një nga imazhet më të njohura të nënës Ferdonije Qerkezi. Një pjatë për veten, një për bashkëshortin dhe katër për djemtë e saj, të marrë nga forcat serbe gjatë luftës, ndërsa ajo ulet e vetme në tavolinë dhe pesë vendet e familjarëve mbeten bosh.
Tavolina simbolizon pritjen, mungesën e familjes dhe kërkesën për të vërtetën e drejtësinë. Historia e saj u bë e njohur edhe ndërkombëtarisht. Në vitin 2019, dëshmia e saj iu paraqit Komisionit për Punët e Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, në seancën për viktimat e luftës në Kosovë dhe kërkimin e drejtësisë.

Nëntë të arrestuar në Zubin Potok për krime lufte, operacioni lidhet me rastin “Grupi i intelektualëve”
Aksident i rëndë në Kosovë, humb jetën një 19-vjeçar! Shpëton shoferi i mjetit
Të shtëna me armë në aksin Prishtinë-Ferizaj, tre të plagosur
- 23:37 Ndërhyrje në faqet qeveritare të SHBA. Shtohen raportimet për agjentë të AI-së që veprojnë jashtë kontrollit
- 22:04 Arrestohet në SHBA 56-vjeçarin shqiptar, akuzohet për abuzim seksual me të mitur
- 21:58 Gazetarja Mejdini: Rama tregoi forcën në momentin kur të tjerët e mendonin më të dobët
- 21:41 Kulluri: Për çdo dy kazanë plehrash në Shqipëri ka një fotograf që filmon pastrimin
- 21:17 Gazetari shqiptar nga Brukseli: Përgjigjja e KE-së për Hysenin kishte mesazh mbështetës për SPAK
- 20:58 Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë: Do të duhet të mbrojmë popullin tonë në Kosovë