Aleksandar Vuçiqi ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit të Serbisë, për t'i hapur rrugë zgjedhjeve të reja, ku ai ka thënë se do të kandidojë për kryeministër.
Sipas Kushtetutës së Serbisë, funksionin e presidentit tani do ta marrë kryetarja e Kuvendit, Ana Bërnabiq.
Zgjedhjet presidenciale duhet të mbahen brenda tre muajve nga dita e paraqitjes së dorëheqjes.
Vuçiqi kishte paralajmëruar më herët gjatë ditës se do të merrte vendim për faljen dhe amnistinë e disa personave për ngjarjet e një viti e gjysmë të fundit, pa saktësuar se për kë do të bëhej fjalë.
Ai gjithashtu tha se po ndjek një strategji të zgjedhjeve të heshtura presidenciale, duke shtuar se “kjo duhej të ishte e qartë për të gjithë që para gjashtë muajsh”.
Vuçiqi për CNN-in: S’pati varrim me nderime shtetërore për Mlladiqin, djali im mori pjesë privatisht
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për CNN, ka folur për varrimin Ratko Mlladiqit...-
Reuters: Vuçiqi synon postin e kryeministrit dhe vendosjen e një aleati të tij në postin e presidentit
-
Vuçiq: Janë ditët e fundit të miat si president i Serbisë
-
Vuçiqi bisedon me Putinin, i tregon se do të japë dorëheqje nesër
-
Vuçiqi shpërndan Kuvendin, zgjedhjet e jashtëzakonshme në Serbi pritet të mbahen më 25 tetor
-
Kurti për dialogun: Pa u dorëzuar Radoiçiqi e tërhequr letra e Bërnabiqit s’ka takim të nivelit të lartë