Irlanda nuk deshi të luante ndaj Izraelit, ashtu siç u raportua për periudhë të gjatë. Por, të dielën megjithatë luajti, dhe fitoi bindshëm në ndeshjen e dytë të Ligës B3 të Ligës së Kombeve.
Duelin që e luajti në udhëtim tek Izraeli në Debrecen të Hungarisë, Irlanda e fitoi 3:0.
Golat e fitores që u vendos në pjesën e parë, i shënuan Troy Parrot, Adam Idah dhe Jack Moylan.
Gjatë intonimit të himnit të Izraelit, gjithë lojtarët dhe delegacioni i Irlandës e mbajtën kokën ulur me ngjarjet që po ndodhin në Gaza. Irlanda është në përkahje të madhe të Palestinës.
Kapiteni Dara O’Shea nuk ia dha dorën fare kapitenit të Izraelit para nisjes së ndeshjes, kur u caktuan anët e përfaqësueseve dhe kush e nis ndeshjen pari.
Gjithë lojtarët e Irlandës në këtë ndeshje mbajtën shirit të zi në krah, në shenjë përkrahjeje për Gazan.
Irlanda e humbi ndeshjen e parë në Prishtinë nga Kosova, 1:0.
Izraeli e pësoi humbjen e dytë, pas asaj nga Austria, 3:1.
Austria ka 6 pikë në vendin e parë, ndërsa tri i ka Kosova në vendin e dytë, sa ka edhe Irlanda në vendin e tretë.
Izraeli është i fundit, pa pikë.
Ndeshja Izraeli – Irlanda do të luhet, vendosën “votat e lojtarëve”
Irlanda me epërsi bindëse në ndeshjen e shumëpritur
Irlanda ka krijuar epërsi bindëse në ndeshjen që pati zhvillime të shumta ditët e kaluara.
Irlandëzët janë duke fituar 3:0 pas 25 minutave lojë ndaj Izraelit, në kuadër të Grupit B3.
Troy Parrot në minutën e 13-të, Adam Idah në minutën e 16-të dhe Jack Moylan në minutën e 25-të, shënuan për 3:0.
Ndeshja po luhet në Debrecen, ndërsa Izraeli është vendës.
U fol shumë se Irlanda mund ta bojkotonte këtë ballafaqim. Por në fund, lojtarët votuan që dueli të luhet. Në Irlandë ka përkrahje të madhe për Palestinën. Dhe janë kundër situatës në Gaza.
Edhe
Irlanda e luan ndeshjen e radhës me Kosovën, por diskutimet janë për atë me Izraelin
Para se të niste ndeshja, irlandezët nuk ua dhanë dorën lojtarëve izraelitë.
Kapiteni i Irlandës, Dara O’Shea i mbajti duart prapa, teksa gjyqtari e hodhi monedhën për t’i caktuar anët e ekipeve dhe kush e nis ndeshjen.
Lojtarët kanë mbajtur shirita të zinj në krah, ndërsa gjatë intonimit të himnit të Izraelit, gjithë 11-shja e Irlandës e mbajti kokën poshtë.
Irlanda e humbi ndeshjen e parë 1:0 nga Kosova në Prishtinë të enjten. Të enjten, Izraeli u mposht 3:1 nga Austria.
Pathetic and embarrassing Ireland team with black armbands and heads down for the Israeli National anthem pic.twitter.com/83Gxoynorb
— Ann McElhinney 🧡 (@annmcelhinney) September 27, 2026
Edhe
Bazunu, irlandezi që nuk pranoi të luajë kundër Izraelit
Ireland refused to shake hands with Israel tonight and wore black armbands for the lives lost.
Gavin Bazunu went further and withdrew from the squad rather than play.
Bravo Ireland 👏👏👏 pic.twitter.com/071dUzEYSR— Vigi | Football Analyst (@FootballByVigi) September 27, 2026