Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Mjegulla do të “prekë” zona të shumta në mëngjes, ja sa gradë do të shënojë termometri për sot në mbarë vendin

Shkruar nga Newsbomb
Mjegulla do të “prekë” zona të shumta në
 

Për ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

 Moti parashikohet i kthjellët ndërsa përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës e pasdite. Pas orëve të pasdites mot kryesisht i kthjellët.

Ndërsa temperaturat variojnë nga 6 deri në 29 gradë celcius.

Në zonën e jugut përgjatë relieveve malore reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta në formë pikash në orët e mesditës e pasdites.

Mjegull lokale/ mjegullinë në orët e para të mëngjesit në zonat malore dhe luginore.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 14m/s.

Valëzimi në dete i forcës 1-3 ballë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese