Dita e 120-të e protestës në foto/ Kërkohet dorëheqja e Ramës
Këtë të diel po mbahet protesta qytetare e 120-të kundër q...

Ballkani Perëndimor mbetet shumë larg Bashkimit Europian në menaxhimin e mbetjeve, pavarësisht investimeve të reja në landfille , impiante riciklimi dhe projekte të ekonomisë qarkulluese.
Më shumë se 83% e mbetjeve bashkiake në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor vazhdojnë të depozitohen në landfille, krahasuar me vetëm 23% në Bashkimin Europian, sipas të dhënave të cituara në raportin e ri për zbatimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor që u publikua nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal së fundmi.
Në disa vende të rajonit, normat e riciklimit mbeten vetëm në 2-3%, veçanërisht në Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë dhe Serbi. Edhe Serbia, pavarësisht se ka një sistem më të zhvilluar, ka një normë riciklimi prej vetëm 15.5%.
Raporti vëren se gjatë vitit 2025 janë bërë investime të rëndësishme në infrastrukturën e mbetjeve, por ndërtimi i impianteve nuk është shoqëruar gjithmonë me të njëjtin ritëm reformash në financim, administrim, ndarjen e mbetjeve në burim dhe riciklim.
Në pjesën më të madhe të rajonit, tarifat e shërbimit nuk mbulojnë plotësisht kostot e grumbullimit dhe trajtimit, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e mbetjeve vazhdon të përfundojë në venddepozitime josanitare ose ilegale.
Shqipëria, reforma për centralizimin e mbetjeve përballë problemeve të vjetra
Për Shqipërinë, raporti evidenton se sektori i mbetjeve vazhdoi të përballej gjatë vitit 2025 me probleme strukturore dhe vështirësi në zbatim. Qeveria njoftoi reformën për centralizimin e grumbullimit dhe menaxhimit të mbetjeve nën Agjencinë e Ekonomisë së Mbetjeve, por raporti evidenton se kapacitetet institucionale mbeten të kufizuara.
Dy pjesë të rëndësishme të kuadrit ligjor, ligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe ai që lidhet me përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesit, ishin ende në proces miratimi. Raporti evidenton gjithashtu zbatim të dobët të legjislacionit mjedisor dhe nevojën për masa urgjente kundër hedhjes së mbetjeve në mënyrë të pakontrolluar.
Përgjegjësia e zgjeruar e prodhuesit nënkupton që kompanitë që hedhin produkte dhe ambalazhe në treg të mbajnë një pjesë më të madhe të kostos së mbledhjes, riciklimit dhe trajtimit të tyre pasi ato kthehen në mbetje.
Nga ana tjetër, raporti evidenton edhe disa zhvillime konkrete. Në 15 bashki janë futur kompostimi dhe impiante për rikuperimin e materialeve, ndërsa në Berat është zbatuar një projekt pilot për ndarjen e mbetjeve që në burim.
Në vitin 2025 u hap gjithashtu parku i parë shqiptar i ekonomisë qarkulluese, ndërsa vazhduan iniciativa për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve.
Serbia investon në prodhimin e energjisë nga mbetjet
Serbia ka ndjekur një model tjetër, duke investuar edhe në prodhimin e energjisë nga mbetjet. Impianti i Vinçës në Beograd nisi funksionimin e plotë në vitin 2025 dhe ka kapacitet për të përpunuar rreth 340 mijë tonë mbetje në vit, të cilat përdoren për prodhimin e energjisë elektrike dhe të nxehtësisë. Megjithatë, raporti sjell edhe debatin për këtë model. Organizatat mjedisore kanë ngritur shqetësimin se investimet e mëdha në djegien e mbetjeve mund të tërheqin financimet nga parandalimi, ndarja në burim dhe riciklimi.
Problemet strukturore mbeten të dukshme edhe në Serbi. Mbyllja e qendrës së menaxhimit të mbetjeve në Duboko gjatë verës së vitit 2025 bëri që mbetjet të devijoheshin drejt landfilleve jo-sanitare dhe u shoqërua me disa zjarre të mëdha.
Mali i Zi prodhon energji nga gazi i landfillit
Mali i Zi shënoi një zhvillim tjetër në fund të vitit 2025, me nisjen e operimit provë të impiantit të biogazit në landfillin rajonal të Mo?urës. Impianti me fuqi 1.5 MW, i pari i këtij lloji në Ballkanin Perëndimor sipas raportit, përdor gazin e prodhuar nga landfilli për të gjeneruar energji elektrike, në një sasi të barasvlershme me konsumin e rreth 400 familjeve.
Mali i Zi miratoi gjithashtu Planin e Menaxhimit të Mbetjeve 2025-2029 dhe ka vendosur kufizime për disa produkte plastike njëpërdorimshme. Sipas raportit, disa shitës kanë raportuar rënie me rreth 50% të përdorimit të qeseve plastike pas hyrjes në fuqi të masave.
Maqedonia e Veriut, investime për mbi 1 milion banorë
Maqedonia e Veriut po zhvillon një prej programeve më të mëdha rajonale për modernizimin e sistemit të mbetjeve. Në korrik 2025 u miratua një grant prej 2 milionë eurosh nga WBIF për përgatitjen e fazës së dytë të projektit rajonal të menaxhimit të mbetjeve. Projekti është pjesë e një pakete më të madhe që përfshin një kredi prej 55 milionë eurosh nga BERZH dhe një grant prej 21.7 milionë eurosh nga BE. Sistemi synon të krijojë shërbime moderne të menaxhimit të mbetjeve për mbi një milion banorë në 45 bashki. Megjithatë, raporti vëren se zbatimi i strategjisë së ekonomisë qarkulluese në vend ka ngecur dhe se mbikëqyrja e organizatave që menaxhojnë përgjegjësinë e prodhuesve mbetet problem.
Bosnjë-Hercegovina hap qendër të re rajonale
Në Bosnjë-Hercegovinë, një nga zhvillimet kryesore ishte hapja në prill 2025 e qendrës së re të menaxhimit të mbetjeve në ?ivinice. Landfilli sanitar dhe impianti i riciklimit u ndërtuan sipas standardeve të BE-së dhe u shërbejnë rreth 95 mijë banorëve. Financimi përfshiu një kredi prej 5 milionë eurosh nga BERZH dhe grante nga Suedia dhe Bashkimi Europian.
Megjithatë, raporti vlerëson se qëndrueshmëria e projektit do të varet nga rritja e ndarjes së mbetjeve, tarifat që mbulojnë kostot dhe forcimi i kapaciteteve institucionale. Bosnjë-Hercegovinës vazhdon t’i mungojë gjithashtu një strategji e unifikuar kombëtare për ekonominë qarkulluese, pasi politikat janë kryesisht të fragmentuara mes niveleve të ndryshme të qeverisjes.
Kosova, shtohen vend depozitimet ilegale
Në Kosovë, raporti evidenton një kontrast mes përmirësimit të strategjive dhe përkeqësimit të situatës në terren. Megjithëse u miratua Strategjia e Integruar e Menaxhimit të Mbetjeve 2024-2035, numri i vend depozitimeve ilegale të identifikuara u rrit me 13.6%, nga 403 në vitin 2023 në 458 në vitin 2024.
Një nga pengesat kryesore është mungesa e financimeve për landfille sanitare dhe impiante për trajtimin e mbetjeve. Sipas strategjisë së Kosovës, nevojiten rreth 500 milionë euro investime gjatë dekadës së ardhshme për të arritur objektivat për reduktimin e depozitimit në landfille dhe rritjen e riciklimit./ Monitor
Këtë të diel po mbahet protesta qytetare e 120-të kundër q...
Aksi Elbasan-Tiranë është përfshirë pasditen e sotme nga n...
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Mall...
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ka...
Analisti dhe gazetari Lutfi Dervishi i është përgjigjur kr...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk ekziston asnjë p...
Kryeministri Edi Rama në një konferencë nga Aeroporti i Ri...
Analisti dhe gazetari Lutfi Dervishi ka bërë një reagim me...
Kryeministri Edi Rama para pak çastesh ka mbërritur në aer...
Një ndërtesë është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme n...
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Aeroportin e Rinas, ...
Sipërmarrësi Gjergj Luca ka publikuar një video nga ambien...
Ergys Agasi ishte nga Durrësi, djali i një zyrtari të lart...
Një vit nga dita kur u fronëzua si Mitropolit i Korçës, Hi...
Ergys Agasi ishte një person që kishte lidhje politike por...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka publikuar n...
Në të Dielën e I të Llukait, Kryepiskopi Joan përcolli një...
Sot shënohet një vit nga fronëzimi i Mitropolitit të Korçë...
Prej 405 ditësh kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 ...
Këtë të diel në kryeqytet zhvillohet aktiviteti sportiv “T...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar sonte në në fshatin Ferm...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen nr.12 të Korçë...
Në vijim të bashkëpunimit operacional dhe informativ me ho...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Zhurmat në zona të ndryshme në qytetin e Korçës i tejkaloj...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte rela...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë mot ...
Kina dërgoi këtë të diel dy panda gjigante në Shtetet e Ba...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi këtë të di...
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër në një seancë plena...
Një aksident i rëndë rrugor u shënua këtë të diel në Mynih...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Një mbrëmje kushtuar poezisë, artit dhe krijimtarisë së po...
Më 29 shtator 2026, Teodor Laço, një prej figurave të shqu...
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar vendimi pë...
Pasqyrë moj pasqyrë, cili është shteti me rritjen më të la...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 80 lekë dhe shi...
Çmimet e ushqimeve janë rritur ndjeshëm në Evropë gjatë pe...
Këtë të diel, një dollar amerikan blihet me 80.1 lekë dhe ...