Asambleja e Kosovës zhvillon sot një seancë plenare, ku një ndër pikat kryesore të rendit të ditës është aprovimi i Deklaratës në lidhje me vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të shpallur më 16 shtator.
Të lidhura
None found
Seanca është planifikuar të fillojë në orën 11:00.
Në agjendën e deputetëve parashihen edhe çështje të tjera, si ratifikimi i procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara dhe betimi i anëtarëve të rinj të Kuvendit.
Po ashtu, në rend dite është edhe zgjedhja e zëvendëskrjetarit të K>uvendit nga radhët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës.
Kuvendi pritet të diskutojë gjithashtu krijimin e komisioneve parlamentare, të cilat janë të domosdoshme për funksionimin e plotë të punës së legjislativit.
