Vetëm dy ditë pas refuzimit të Trump për të hapur Ngushticën e Hormuzit, çmimet e naftës kanë pësuar një rritje të ndjeshme këtë të hënë në tregjet aziatike. Sipas raportimeve të mediave të huaja, mësohet se çmimi ndërkombëtar i referencës Brent u rrit me gati 3% në më shumë se 107 dollarë për fuçi.
Ashtu siç kemi raportuar dhe ne më parë, presidenti Trump e hodhi poshtë ofertën me kusht të Iranit për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, ndërsa shtoi se pret që sulmet amerikane ndaj vendit të rifillojnë pas zgjedhjeve të mesit të mandatit të nëntorit.
Mirëpo një tjetër deklaratë e bërë së fundmi nga presidenti “jep shpresë” për përmirësim të situatës. Në prononcim të dhënë për “Fox News”, Trump është shprehur i bindur se Shtetet e Bashkuara do ta fitojnë luftën me Iranin, e kështu do të kemi një rënie të ndjeshme të çmimeve botërore të naftës.
"Ne do ta fitojmë këtë luftë me Iranin shumë shpejt. Sapo ta fitojmë, çmimet e naftës do të bien, do të bien ndjeshëm, në nivelin që ekzistonte para luftës", tha ai, duke iu përgjigjur pyetjeve të një prezantuesi të Fox News.
"Nga pikëpamja ushtarake, ne kemi fituar tashmë, por kjo nuk do të thotë se kemi ndaluar këtu. Megjithatë, sigurisht që po fitojmë një fitore të madhe", pohoi presidenti amerikan në turneun e golfit "Presidents Cup".

