Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në lagjen “Dunavat” në Gjirokastër.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta.

Forcat zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve, por automjeti ishte shkrumbuar plotësisht.