POLITIKË /

Skandali i SHISH dhe arresti i Vlora Hysenit, Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Shkruar nga Versus

Skandali i SHISH dhe arresti i Vlora Hysenit, Begaj mbledh sot Këshillin e

Presidenti Bajram Begaj mbledh sot në Pallatin e Brigadave, Këshillin e Sigurisë Kombëtare në cilësinë e kreut të këtij organi. Pas skandalit që tronditi SHISH-in ku u zbulua se drejtoresha Vlora Hyseni ndihmonte dhe i jepte informacione biznesmenit të shpallur në kërkim, Ergys Agasi, opozita bëri thirrje të vazhdueshme ndaj Begajt për të mbledhur këshillin ku bën pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Mbledhja pritet të nisë në orën 08:30 dhe në thelb do të jetë diskutimi i sigurisë kombëtare pasi shefja e institucionit më të lartë të Inteligjencës shqiptare rezultoi e përfshirë në nxjerrjen e sekreteve dhe dhënien e informacionit për grupet kriminale. Në takim marrin pjesë edhe disa ministra, drejtori i policisë Skënder Hita dhe shefi i shtabit të Forcave të Armatosura. 

Dje kryeministri Edi Rama e cilësoi "personale" përgjegjësinë para drejtësisë, ndërsa kritikoi SPAK-un për shpërndarjen e materialeve nga dosja, gjë që sipas tij ka dëmtuar reputacionin e SHISH tek partnerët ndërkombëtarë. Versus.al

Poll