Pallati i Brigadave pret mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, në qendër dosja Hyseni

28 Shtator 2026 | 08:10

Këshilli i Sigurisë Kombëtare zhvillon këtë të hënë, në orën 08:30, një mbledhje të thirrur nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në Pallatin e Brigadave. Takimi vjen në një moment kur institucionet e sigurisë janë përballë një prej çështjeve më të ndjeshme të viteve të fundit, pas arrestimit të ish-drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni.

Burime institucionale bëjnë të ditur se diskutimet do të përqendrohen te siguria kombëtare dhe mbrojtja e informacionit të klasifikuar, ndërsa pritet të shqyrtohen edhe mekanizmat që lidhen me funksionimin e institucioneve të sigurisë në raste kur drejtuesit e tyre bëhen subjekt i hetimeve penale.

Në tryezë do të jenë të pranishëm titullarët e 13 institucioneve që, sipas ligjit, përbëjnë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama, i cili u kthye një ditë më parë në Shqipëri pas vizitës gjashtëditore në Shtetet e Bashkuara.

Pas rikthimit, Rama reagoi për situatën e krijuar nga hetimi ndaj Hysenit. Ai deklaroi se ish-kreu i SHISH-it do ta përballojë vetë procesin me drejtësinë, ndërsa e cilësoi masën ndaj saj si ekstreme. Sipas kryeministrit, çështja nuk lidhet vetëm me aspektin penal, por ngre edhe shqetësime që prekin funksionimin e institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjen e interesave shtetërore.

Në mbledhje do të marrë pjesë edhe drejtori i komanduar i SHISH-it, Elvis Lila, i cili drejton përkohësisht institucionin deri në emërimin e kreut të ri. Rama ka bërë të ditur se përzgjedhja e drejtuesit të ardhshëm të SHISH-it do të bëhet në konsultim me Presidentin Begaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çfarë dimë për hetimin kundër terrorizmit në bazën amerikane në Britani

Pesë burra janë arrestuar nën dyshimin për vepra penale me eksplozivë dhe terrorizëm, pasi një incident i madh u deklarua në një bazë ajrore në...
08:03 | 28/09/2026

Nafta rritet ndërsa bisedimet e paqes SHBA-Iran hasin ngërç

Nafta e papërpunuar Brent u rrit me më shumë se 3% të hënën pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump hodhi poshtë një marrëveshje paqeje nga...
07:55 | 28/09/2026

Trump ofroi t’i shiste armë Kinës gjatë vizitës së Xi në SHBA

Shtetet e Bashkuara janë të detyruara me ligj të furnizojnë Tajvanin, i cili ka një president dhe legjislaturë të zgjedhur në mënyrë demokratike, me armë...
07:22 | 28/09/2026