Kush janë anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare (EMRAT)
28 Shtator 2026 |
08:14
Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e thirrur nga Presidenti Bajram Begaj në Pallatin e Brigadave, rikthen në vëmendje përbërjen e organit më të lartë këshillimor për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes në Shqipëri.
Sipas ligjit, Këshilli kryesohet nga Presidenti i Republikës dhe përbëhet nga drejtuesit e institucioneve kryesore të shtetit, të cilët marrin pjesë në diskutimet që lidhen me sigurinë kombëtare, mbrojtjen dhe interesat strategjike të vendit.
Anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare janë:
- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj (kryeson Këshillin)
- Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi
- Kryeministri, Edi Rama
- Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi
- Ministri përgjegjës për Punët e Jashtme, Ferit Hoxha
- Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu
- Ministri përgjegjës për Punët e Brendshme, Ervin Demo
- Ministri përgjegjës për Financat, Erion Malaj
- Ministri përgjegjës për Transportin, Enea Karakaçi
- Ministri përgjegjës për Energjinë, Enea Karakaçi
- Kryetari i Komisionit parlamentar për Sigurinë dhe Mbrojtjen, Bledar Çuçi
- Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji
- Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit, Elvis Lila
- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj
Këshilli i Sigurisë Kombëtare është organ këshillimor që mblidhet nga Presidenti për të shqyrtuar çështje që lidhen me sigurinë e vendit, mbrojtjen kombëtare dhe koordinimin ndërinstitucional në situata me rëndësi të veçantë.
Lajme të Sugjeruara
Arrestohet në SHBA 56-vjeçarin shqiptar, akuzohet për abuzim seksual me të mitur
Zyra e Shërbimit Amerikan të Imigracionit dhe Doganave (ICE) në Boston njoftoi arrestimin e një shtetasi shqiptar 56-vjeçar, Hasan Billa, banues në Wolcott, më 3...
Kulluri: Për çdo dy kazanë plehrash në Shqipëri ka një fotograf që filmon pastrimin
I ftuar në “Review” me Greta Topjanën, analisti Edvin Kulluri teksa po fliste për problematikat që, sipas tij, shoqërojnë qeverisjen në vend, pretendoi se në...
Gazetari shqiptar nga Brukseli: Përgjigjja e KE-së për Hysenin kishte mesazh mbështetës për SPAK
I ftuar në një lidhje live në “Review” me Greta Topjanën, gazetari Julian Kasapi foli nga Brukseli për pyetjen që i drejtoi Komisionit Evropian lidhur...
- 08:13 Përshkallëzimi mes Riadit dhe rebelëve Huthi, ministri i Jashtëm saudit në Uashington për bisedime me Rubion
- 08:10 Pallati i Brigadave pret mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, në qendër dosja Hyseni
- 08:07 Sulme me bomba ajrore dhe dronë mbi Kharkiv, 2 të vdekur e dhjetëra të plagosur
- 08:03 Çfarë dimë për hetimin kundër terrorizmit në bazën amerikane në Britani
- 07:55 Nafta rritet ndërsa bisedimet e paqes SHBA-Iran hasin ngërç
- 07:33 Taylor Swift bën histori në VMA dhe ia kushton çmimin Dolly Parton