Kylian Mbappe pritet të rikthehet në fushë me Real Madridin në përballjen e La Ligës kundër Villarrealit, e planifikuar për të shtunën, më 10 tetor.
Të lidhura
None found
Cadena COPE raporton se sulmuesi francez do të jetë i gatshëm për trajnerin pasi pësoi shqetësime fizike gjatë grumbullimit me përfaqësuesen e Francës.
Te klubi madrilen pati shqetësim për gjendjen e yllit të ekipit, i cili u lëndua në fitoren e vështirë ndaj Turqisë. Në atë takim, Mbappe shënoi golin vendimtar.
Përzgjedhësi Zinedine Zidane kishte thënë se gjendja “nuk duket mirë” kur u pyet për dëmtimin, ndërsa njoftimet e para sugjeronin se francezi mund të mungonte për disa javë.
Pas kontrolleve mjekësore, megjithatë, Mbappe ka nisur rikuperimin dhe pritet të jetë gati menjëherë pas pushimit ndërkombëtar, për ndeshjen me Villarrealin më 10 tetor.
Real Madridi synon t’u rikthehet sa më shpejt rezultateve pozitive, pasi aktualisht e ndajnë plot gjashtë pikë nga rivali i përbetuar, Barcelona.
