SHISH në shërbim të bandave dhe krimit/ Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare

SHISH në shërbim të bandave dhe krimit/ Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare

08:16, 28/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Këshilli i Sigurisë Kombëtare mblidhet sot me thirrjen e Presidentit Bajram Begaj, ndërsa në qendër të diskutimeve pritet të jetë situata e institucioneve të sigurisë pas zhvillimeve të fundit në lidhje me hetimin ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.

Takimi do të zhvillohet në orën 08:30 dhe në të pritet të marrin pjesë përfaqësuesit më të lartë të institucioneve shtetërore, përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi.

Në mbledhje pritet të jenë të pranishëm edhe ministra që mbulojnë sektorët e sigurisë, si dhe drejtues të institucioneve përgjegjëse për sigurinë kombëtare.

Thirrja e Këshillit vjen pas nisjes së hetimeve ndaj Vlora Hysenit, e cila ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Skandali u quajt nga opozita si rënie e shtetit shqiptar pasi nga detajet e bëra publikë nga dosja hetimore shikohej qartë që e zgjedhura e Edi Ramës për të drejtuar SHISH ishte vënë në shërbim të bandave.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco