Diell dhe temperatura deri në 30°C, si do të jetë moti ditën e sotme

Këtë të hënë moti do të vijojë të jetë kryesisht i qëndrueshëm, me kthjellime dhe vranësira të pakta. Vranësirat do të jenë më të dukshme në zonat veriore dhe verilindore të vendit.
Gjatë pasdites, bregdeti dhe zonat e ulëta do të mbizotërohen nga moti i kthjellët, ndërsa në zonat malore do të ketë alternime të kthjellimeve me vranësira më të shpeshta. Nuk priten reshje shiu.
Gjatë natës, kushtet atmosferike pritet të përmirësohen ndjeshëm në të gjithë vendin.
Temperaturat do të vijojnë rritjen, duke u luhatur nga 9°C në zonat e Korçës, deri në 30°C në qarkun e Elbasanit.
Era do të jetë e lehtë gjatë paradites, ndërsa pasdite do të forcohet, duke arritur deri në 45 km/h, kryesisht nga drejtimi veriperëndimor. Në brigjet detare pritet dallgëzim deri në 3 ballë.




