Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në seancën e radhës plenare, në rend dite votimi i deklaratës për Gjykatën Speciale

28 Shtator 2026 | 08:26

Kuvendi i Kosovës këtë të hënë do të zhvillojë seancën e radhës plenare. Seanca do të nisë në orën 11:00 teksa sipas rendit të ditës, deputetët do të shqyrtojnë disa çështje.

Në rendin e ditës përfshihet edhe miratimi i një deklarate lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës të 16 shtatorit 2026. Gjykata Speciale e Hagës mori vendimin duke dënuar me 81 vite gjithsej 4 ish-krerët e UÇK-së.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me 25 vite burgim. Rexhep Selimi u dënua me 13 vjet burgim. Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burgim.

Rendi i ditës:

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme.

Betimi i deputetëve.

Miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator 2026.

Zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Formimi i komisioneve parlamentare.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të premten u shpreh se zgjedhjet e reja në vend do të mbahen në rast se Kuvendi i Kosovës nuk arrin të zgjedhë presidentin deri më 6 tetor.

Kurti ndër të tjera u shpreh se zgjedhjet e reja do të jenë sërish për Kuvend e për qeveri dhe jo për president. Ai theksoi se zgjedhja e presidentit bëhet nga Kuvendi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nëna simbol i dhimbjes së Kosovës në protestë, Ferdonije Qerkezi në mbështetje të krerëve të UÇK-së

Këtë të diel në Gjakovë u mbajt protesta kundër aktgjykimit dënues ndaj drejtuesve të UÇK-së, e thirrur nga “Kuqezinjtë e Jakovës”. Me këtë rast, qytetarët...
00:50 | 28/09/2026

Nëntë të arrestuar në Zubin Potok për krime lufte, operacioni lidhet me rastin “Grupi i intelektualëve”

Nëntë persona janë arrestuar sot në Zubin Potok, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “krime lufte kundër popullsisë civile”. Prokuroria Speciale e Republikës së...
10:21 | 27/09/2026

Aksident i rëndë në Kosovë, humb jetën një 19-vjeçar! Shpëton shoferi i mjetit

Një aksident i rëndë me një viktimë është regjistruar këtë të shtunë në Kosovë në aksin Suharekë-Prizren. Mësohet se nga aksidenti ka ndërruar jetë 19-vjeçar....
13:23 | 26/09/2026