Irani paralajmëron SHBA-të: Jemi gati për “luftë apokaliptike”, por dera për diplomacinë mbetet e hapur

Nga A2 CNN
28 Shtator 2026, 08:29 | Bota

Irani paralajmëron SHBA-të: Jemi gati për “luftë

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi se Teherani është i hapur për një “diplomaci të vërtetë”, por në të njëjtën kohë është i përgatitur të përballet me çdo sulm të ri amerikan, edhe nëse kjo do të çonte në një “luftë apokaliptike”.

Deklarata vjen në një kohë kur tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara mbeten të larta, ndërsa përpjekjet diplomatike për një marrëveshje vijojnë.

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se pret që këtë javë të zhvillohen bisedime të tjera me Iranin. Trump gjithashtu ka thënë se beson se SHBA-ja do ta fitojë luftën “shumë shpejt”.

Ndërkohë, ushtria amerikane ka hedhur poshtë pretendimin e Teheranit se forcat iraniane kanë sekuestruar një dron të avancuar nënujor amerikan në Ngushticën e Hormuzit, një nga pikat më të rëndësishme strategjike të transportit të naftës në botë.

Në një tjetër zhvillim, pesë persona janë arrestuar pranë një baze ajrore në Britani, e cila përdoret nga SHBA-ja për operacionet kundër Iranit. Autoritetet britanike dyshojnë për vepra që lidhen me eksplozivët dhe “terrorizmin”. Banorët pranë bazës janë evakuuar si masë sigurie. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos