Zjarr në lokalin e Athinës ku u vra Pëllumb Islami, policia dyshon për zjarrvënie të qëllimshme

Një lokal në Nea Jonia të Athinës u përfshi nga flakët gjatë orëve të fundit dhe pësoi shkatërrime pothuajse të plota. Dëme të mëdha materiale u raportuan edhe në tri banesat që ndodhen mbi të.

Të lidhura

None found

Objekti është i njëjti vend ku më 22 shkurt 2023 u vra me armë zjarri 37-vjeçari shqiptar Pëllumb Islami.

Shkaku i zjarrit nuk është përcaktuar ende. Autoritetet greke kanë nisur hetimet, ndërsa policia dyshon se flakët mund të jenë vënë qëllimisht.

Deri tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur nëse ngjarja e sotme lidhet me vrasjen e Islamit. Hetuesit po shqyrtojnë nëse zjarri ishte aksidental apo i qëllimshëm.

Policia greke dhe grupet hetimore po mbledhin prova në vendngjarje për të zbardhur shkakun e zjarrit dhe rrethanat e incidentit.


Shtuar më 28.09.2026 08:45

sultanbeyli escortCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalpusulabetpusulabetpusulabetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetcasibomcasibombahsegelsekabet