Asnjë ftesë për opozitën/ Këshilli i Sigurisë Kombëtare me ushtarët e Ramës - EMRAT

Asnjë ftesë për opozitën/ Këshilli i Sigurisë Kombëtare me ushtarët e Ramës - EMRAT

08:36, 28/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e thirrur nga Presidenti Bajram Begaj në Pallatin e Brigadave, rikthen në vëmendje përbërjen e organit më të lartë këshillimor për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes në Shqipëri.

Sipas ligjit, Këshilli kryesohet nga Presidenti i Republikës dhe përbëhet nga drejtuesit e institucioneve kryesore të shtetit, të cilët marrin pjesë në diskutimet që lidhen me sigurinë kombëtare, mbrojtjen dhe interesat strategjike të vendit.

Anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare janë:

1. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj (kryeson Këshillin)
2. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi
3. Kryeministri, Edi Rama
4. Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi
5. Ministri i Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha
6. Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu
7. Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo
8. Ministri i Financave, Petrit Malaj
9. Ministri i Transportit, Enea Karakaçi
10. Kryetari i Komisionit parlamentar për Sigurinë dhe Mbrojtjen, Bledar Çuçi
11. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji
12. Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit, Elvis Lila
13. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj

Këshilli i Sigurisë Kombëtare është organ këshillimor që mblidhet nga Presidenti për të shqyrtuar çështje që lidhen me sigurinë e vendit, mbrojtjen kombëtare dhe koordinimin ndërinstitucional në situata me rëndësi të veçantë.

Ndërkohë që ushtari i Ramës, Bajram Begaj nuk ka preferuar të ftojë në këtë takim asnjë përfaqësues nga opozita duke bërë që një takim i tillë për të nxjerrë përgjegjësitë për skandalin e madh ku SHISH ishte vënë në shërbim të bandave dhe krimit do të diskutohet vetëm nga të zgjedhurit e Ramës i cili ka qene edhe përzgjedhësi i Vlora Hysenit në këtë post.

Kjo e bën thjesht qesharak këtë takim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco