LIVE UPDATES
Bota

Marrëdhënia Turqi-Greqi - Sërish dallgë në Egje?

Në fund të fundit, një të drejtë të tillë e parashikon Konventa e OKB-së për të Drejtën e Detit.

28 Shtator 2026, 08:57 Nga E.d
Marrëdhënia Turqi-Greqi - Sërish dallgë në Egje?
Foto ilustruse

Greqia dhe Turqia akuzojnë njëra-tjetrën se janë përgjegjëse për rritjen e tensioneve mes dy vendeve. Bëhet fjalë për ujërat territoriale, pretendimet e sovranitetit dhe ndikimin në rajonin e Mesdheut. Është një përshkallëzim i vazhdueshëm akuzash nga të dyja palët: Greqia ankohet për shkelje të hapësirës së saj ajrore nga Turqia, për zonat detare turke që, sipas saj, janë të paligjshme, si dhe për dislokimin e trupave turke pranë bregdetit. Nga ana tjetër qëndron presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, i cili i kërkon Greqisë t’i japë fund "militarizimit" të ishujve të saj. Ndërsa ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, e cilëson këtë si një kërcënim për sigurinë e Turqisë.

Greqia po forcon armatimin

Meri Bossi, profesoreshë e nderuar e Sigurisë Ndërkombëtare në Universitetin e Pireut, paralajmëron për një epokë të re: "Po shohim një përshkallëzim në rritje dhe një retorikë kërcënuese si nga Turqia, ashtu edhe nga Greqia. E gjithë kjo, së bashku me mjedisin e pasigurt rajonal dhe ndërkombëtar, mund të bëjë që këto tensione të arrijnë në një pikë edhe më ekstreme."

Qeveria greke duket se po mbështetet te parandalimi përmes forcës ushtarake. Parimi është: kush dëshiron paqen, duhet të jetë i përgatitur për luftë. Në fund të gushtit, Greqia nënshkroi me Izraelin një kontratë armësh me vlerë miliarda euro, të quajtur "Mburoja e Akilit". Në kuadër të saj, Greqia do të pajiset me një sistem të avancuar të mbrojtjes ajrore, ndërsa njëkohësisht po investon edhe në industrinë e vet të mbrojtjes. 

Pak vëmendje në Evropë për konfliktin

Sipas analistit dhe gazetarit grek John Psaropoulos, këto masa kanë të bëjnë vetëm me vetëmbrojtjen: "Nga këndvështrimi grek, destabilizimi i rajonit përreth Ukrainës dhe tani edhe në Gjirin Persik dhe Detin e Kuq është një lajm i keq për përpjekjet për të frenuar konfliktin me Turqinë."

Sipas tij, këto konflikte kanë krijuar "një atmosferë paligjshmërie", në të cilën lufta është normalizuar. Gazetari Psaropoulos ankohet se konflikti me Turqinë gjen pak vëmendje në Evropë dhe në Gjermani. Por sa më gjatë të mbeten konfliktet të pazgjidhura, aq më i madh është rreziku që në afatgjatë të lindin probleme serioze. "Greqia e sheh Turqinë si një Rusi të mundshme. Të njëjtin perceptim kërcënimi që Evropa ka sot ndaj Rusisë, Greqia e ka prej kohësh ndaj Turqisë", thotë ai.

Një perceptim që rrjedh nga historia e konfliktit që nga periudha osmane. Ronald Meinardus, i cili ka doktoruar mbi këtë temë, aktualisht bashkëpunëtor shkencor në institutin kërkimor athinas ELIAMEP shprehet, se "palët nuk bien dakord as për atë se çfarë është në të vërtetë objekt i mosmarrëveshjes, sdhe as për mënyrën se si duhen zgjidhur këto çështje të debatueshme," thotë ai. Kjo, Sipas Meinardus, sjell që konflikti të mbetet në vendnumëro, pa ndonjë përparim drejt zgjidhjes. 

Turqia kërkon të ndryshojë status quo-në

Për qeverinë greke, për shembull, çështja e zgjerimit të ujërave territoriale rreth ishujve të Egjeut deri në dymbëdhjetë milje detare konsiderohet e zgjidhur. Në fund të fundit, një të drejtë të tillë e parashikon Konventa e OKB-së për të Drejtën e Detit. Megjithatë, parlamenti turk ka vendosur që në vitin 1995 se, nëse Greqia e zbaton vërtet këtë hap, Turqia do ta konsiderojë atë si shkak për luftë.

Frika e Ankarasë është se, për shkak të numrit të madh të ishujve grekë, hapësira e ujërave ndërkombëtare në Detin Egje do të zvogëlohej ndjeshëm, duke kufizuar në mënyrë drastike lundrimin dhe qarkullimin detar turk.

 Megjithatë, ka edhe shumë çështje të tjera mosmarrëveshjeje. Turqia, për shembull, flet për disa "zona gri", ku sovraniteti mbi disa ishuj dhe shkëmbinj të pabanuar, sipas saj, nuk është përcaktuar qartë. Nga këndvështrimi grek, statusi i këtyre territoreve është i rregulluar dhe i padiskutueshëm.

Vëzhguesi Ronald Meinardus sheh këtu një strategji të qëllimshme të Turqisë për të zgjeruar listën e çështjeve në konflikt: "Sa më e vogël të jetë shporta e mosmarrëveshjeve, aq më e vogël është mundësia të përfitosh diçka prej saj. Por sa më shumë çështje të hedhësh brenda, aq më e madhe është mundësia të nxjerrësh diçka në favorin tënd", përshkruan ai strategjinë turke.

Sipas Meinardus, status quo-ja aktuale është në interes të Greqisë. "Dhe pikërisht këtë status quo kërkon ta ndryshojë Turqia. Turqia është një fuqi revizioniste", thotë ai.

Politologu turk e sheh situatën si një "konflikt familjar"

Vëzhguesit grekë i referohen, për shembull, doktrinës turke të "Atdheut Blu" (Mavi Vatan), e cila pritet të diskutohet së shpejti në parlament. Ajo parashikon zgjerimin e ndjeshëm të zonave të ndikimit të Turqisë në Mesdhe. Kritikët e konsiderojnë këtë një projekt neo-osman me synime ekspansioniste.

Megjithatë, politologu Hüseyin Bağcı nga Ankaraja përpiqet të qetësojë situatën: "Mes Turqisë dhe Greqisë nuk mund të ketë një përplasje ushtarake, sepse të dyja vendet janë anëtare të NATO-s dhe nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë. Ky është një konflikt familjar dhe duhet të zgjidhet brenda NATO-s, por edhe brenda Bashkimit Evropian."

Motive të politikës së brendshme?

Fakti që Turqia ka dërguar rreth 2.000 ushtarë në rajonin bregdetar në jug të Izmirit është, sipas vëzhguesve, një sinjal se Ankaraja është e gatshme të përdorë forcën ushtarake. Megjithatë, politologu Hüseyin Bağcı beson se presidenti Erdoğan nuk është i interesuar për një luftë.

Shumë zhvillime, bien dakord ekspertët, janë të motivuara nga politika e brendshme. Në pranverë mbahen zgjedhje në Greqi dhe kryeministri Kyriakos Mitsotakis nuk dëshiron të japë përshtypjen e një lideri të dobët. Një gjë është e sigurt: koha e "ujërave të qeta", siç u quajt periudha e relaksimit të marrëdhënieve pas vizitës së Erdoğanit në Athinë në vitin 2023, ka marrë fund./DW

greqia turqia marrdhenia

Sondazh

Poll
Bota 28 Shtator 2026, 08:21 E.d

Republika Çeke dhe objektivat e NATO-s

Foto ilustruse Republika Çeke duhet të mbetet e përkushtuar ndaj rritjes së shpenzimeve për mbrojtjen, kërkoi javën e ...

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kryeministri Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kryeministri Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave

Zjarr në Gjirokastër/ Merr flakë makina, digjet edhe një kasolle

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

Tragjedi në Fier/ Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën 70-vjeçari i paralizuar

Protestuesi për kryeministrin Rama: Nuk e 'tredh' dot sheshin, ne e kemi vrarë frikën

Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Kjo protestë ka qenë një shuplakë për trazicionin politik

Vatër zjarri në Ndërnenas/ Digjen parcelat me ullinj, rrezikohen stallat e bagëtive

Aktivisti për kryeministrin Rama: Mediat botërore pasqyrojnë skandalin me SHISH, bota i hoqi fishën

Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Rama: S’ka një provë të vetme që një bir nëne të ketë një qindarkë të tijen në xhepin tim

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen, Rama: Asgjë nuk do të më ndalë

Reforma në Drejtësi/ Rama: Pa mua, SHBA-ja dhe BE-ja do kishin bërë Noc Rrokun

Rama sulmon 2 televizione: Lavatriçe mediatike, kanë marrë peng një Prokurori

Rama sulmon deputetët: Pisanjosë me kostum parlamentar, dhuratat e mia janë pronë e shtetit

Rama bën ironi me Opozitën: Qeveria gjykohet nëse lë drejtësinë të bëjë punën

Arrestimi i Vlora Hysenit, Rama: Llogaria e hapur me drejtësinë është çështje personale

Rama u turret mediave dhe SPAK: Prokurorët po përdorin gazetarë kamikazë

Rama i përgjigjet opozitës dhe sulmon mediat: Emërimi i Hysenit në SHISH u bë pasi...

"Arrestimi i Hysenit shtangu partnerët"/ Rama: Mbrojtja e institucioneve, detyrë e shtetit

Rama sulmon mediat: SHISH u ekspozua ndaj një dëmi të madh që duhej parandaluar

Arrestimi i Vlora Hysenit, Rama i del në mbrojtje: Ishte masë ekstreme

Xing në Rinas/ Rama vjen nga SHBA, Berisha largohet për në Strasburg

Çfarë po ndodh në Rinas? Rama lë gazetarët jashtë dhe anulon konferencën...

Me destinacion Greqinë, kapen 90 kg drogë në Kakavijë

Arrestohet 66-vjeçari në Fier, i gjendet automatik dhe nje 'Benz' i trafikuar nga Britania

Shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë, goditen disa grupe! 31 të arrestuar, 14 të tjerë në kërkim

Kreu i PD: Nuk jam ftuar as për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Berisha i uron mirëseardhjen ambasadorit të ri: SHBA do të japë një ndihmë substanciale

Berisha: Provat direkte më të mëdha i kam për Edi Ramën, por SPAK nuk guxon ta thërrasë

Berisha: Ai është armik i egër i Kosovës, tani po përhap shpifje të ulëta kundër Vetëvendosjes

Berisha: Dëshmuan se orteku i opozitës po rritet çdo ditë dhe do të përmbushë misionin e tij

Berisha: Vlora Hyseni është kthyer për tu dhënë restin bashkëpunëtorëve të vet që e tradhtuan

Operacioni i SPAK në Shkodër,momenti i arrestimit të50-vjeçarit me rrezikshmëri të lartë,Bledar Çafi

Berisha: Sulmi i Ramës ndaj Joe Biden për dënimin e Thaçit është një paturpësi ekstreme

I dënuar me6vjet burgim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike,kapet në Fushë Krujë 41-vjeçari

Eric Wendt mbërrin në Pallatin e Brigadave, dorëzon letrat kredenciale

Aktivistja përplaset me deputetin: Qeverisë tuaj duhet t’i vijë turp që ka guxim të dalë përballë...

“Nesër më shumë"/ Mbyllet protesta e 118-të: Arrestoni Ramën

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Rama mbajti fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, por salla ishte pothuajse bosh

Arben Kola: Kryeministri qëndron në dhomë 15 mijë dollarë nata, ndërsa spitalet janë pa ilaçe

Rama: Pa një botë të përbashkët nuk mund të ketë Kombet e Bashkuara

Asambleja e OKB/ Rama: Jemi kundër kufizimit të IA, nevojiten sisteme kundër manipulimeve

Rama në OKB: Liria e shprehjes po kërcënohet nga përdorimi si armë i ‘fuqisë së shpërndarjes’

Rama: Algoritmi aktivizoi urrejtjen! Qytetarët protestuan kundër një armiku fantazmë

Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Ne jemi të parët në botë me “Diellën”

Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Shqipëria po përjeton të ardhmen që të tjerët ende....

Protesta kundër qeverisë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shitet qeveria, jo Shqipëria

Kryeministri Rama në SHBA: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë

Rama: SHBA tradhtoi Hashim Thaçin, George Washingtonin e Kosovës!