
Një 31-vjeçar është arrestuar në Kukës, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet dhe një lokal në orët e para të mëngjesit të 26 shtatorit.
Policia bën me dije se, në kuadër të operacionit “Hija”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kanë kapur shtetasin I. J., 31 vjeç, banues në Krumë, Has.
Sipas hetimeve, 31-vjeçari dyshohet se ka marrë automjetin në pronësi të shtetasit R. B., ndërsa më pas ka vjedhur edhe një lokal në pronësi të shtetasit G. M.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti i vjedhur, një celular i marrë në lokal, si dhe një thikë.
Policia vijon hetimet për dokumentimin e disa vjedhjeve të tjera në Has dhe Durrës, për të cilat 31-vjeçari dyshohet se është autor.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Kukësit për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)