Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ballkani Perëndimor shumë larg BE-së për menaxhimin e mbetjeve, 83% përfundojnë në landfille! Shqipëria me probleme në riciklim

    Integrimi në BE/ Sot Konferenca ndërparlamentare, i pranishëm Rama, Peleshi dhe Schieder! Në fokus zgjerimi i BE dhe integrimi i Shqipërisë

    “Mos hiq dorë nga Kosova”/ Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë, mesazhi për pasardhësin

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Ballkani Perëndimor shumë larg BE-së për menaxhimin e mbetjeve, 83% përfundojnë në landfille! Shqipëria me probleme në riciklim
    Ekonomi

    Ballkani Perëndimor shumë larg BE-së për menaxhimin e mbetjeve, 83% përfundojnë në landfille! Shqipëria me probleme në riciklim

    September 28, 2026
    Ballkani Perëndimor shumë larg BE-së për menaxhimin e mbetjeve, 83% përfundojnë në landfille! Shqipëria me probleme në riciklim

    Ballkani Perëndimor mbetet shumë larg Bashkimit Europian në menaxhimin e mbetjeve, pavarësisht investimeve të reja në landfille , impiante riciklimi dhe projekte të ekonomisë qarkulluese.

    Më shumë se 83% e mbetjeve bashkiake në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor vazhdojnë të depozitohen në landfille, krahasuar me vetëm 23% në Bashkimin Europian, sipas të dhënave të cituara në raportin e ri për zbatimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor që u publikua nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal së fundmi.

    Në disa vende të rajonit, normat e riciklimit mbeten vetëm në 2-3%, veçanërisht në Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë dhe Serbi. Edhe Serbia, pavarësisht se ka një sistem më të zhvilluar, ka një normë riciklimi prej vetëm 15.5%.

    Raporti vëren se gjatë vitit 2025 janë bërë investime të rëndësishme në infrastrukturën e mbetjeve, por ndërtimi i impianteve nuk është shoqëruar gjithmonë me të njëjtin ritëm reformash në financim, administrim, ndarjen e mbetjeve në burim dhe riciklim.

    Në pjesën më të madhe të rajonit, tarifat e shërbimit nuk mbulojnë plotësisht kostot e grumbullimit dhe trajtimit, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e mbetjeve vazhdon të përfundojë në venddepozitime josanitare ose ilegale.

    Shqipëria, reforma për centralizimin e mbetjeve përballë problemeve të vjetra

    Për Shqipërinë, raporti evidenton se sektori i mbetjeve vazhdoi të përballej gjatë vitit 2025 me probleme strukturore dhe vështirësi në zbatim. Qeveria njoftoi reformën për centralizimin e grumbullimit dhe menaxhimit të mbetjeve nën Agjencinë e Ekonomisë së Mbetjeve, por raporti evidenton se kapacitetet institucionale mbeten të kufizuara.

    Dy pjesë të rëndësishme të kuadrit ligjor, ligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe ai që lidhet me përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesit, ishin ende në proces miratimi. Raporti evidenton gjithashtu zbatim të dobët të legjislacionit mjedisor dhe nevojën për masa urgjente kundër hedhjes së mbetjeve në mënyrë të pakontrolluar.

    Përgjegjësia e zgjeruar e prodhuesit nënkupton që kompanitë që hedhin produkte dhe ambalazhe në treg të mbajnë një pjesë më të madhe të kostos së mbledhjes, riciklimit dhe trajtimit të tyre pasi ato kthehen në mbetje.

    Nga ana tjetër, raporti evidenton edhe disa zhvillime konkrete. Në 15 bashki janë futur kompostimi dhe impiante për rikuperimin e materialeve, ndërsa në Berat është zbatuar një projekt pilot për ndarjen e mbetjeve që në burim.

    Në vitin 2025 u hap gjithashtu parku i parë shqiptar i ekonomisë qarkulluese, ndërsa vazhduan iniciativa për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve.

    Serbia investon në prodhimin e energjisë nga mbetjet

    Serbia ka ndjekur një model tjetër, duke investuar edhe në prodhimin e energjisë nga mbetjet. Impianti i Vinçës në Beograd nisi funksionimin e plotë në vitin 2025 dhe ka kapacitet për të përpunuar rreth 340 mijë tonë mbetje në vit, të cilat përdoren për prodhimin e energjisë elektrike dhe të nxehtësisë. Megjithatë, raporti sjell edhe debatin për këtë model. Organizatat mjedisore kanë ngritur shqetësimin se investimet e mëdha në djegien e mbetjeve mund të tërheqin financimet nga parandalimi, ndarja në burim dhe riciklimi.

    Problemet strukturore mbeten të dukshme edhe në Serbi. Mbyllja e qendrës së menaxhimit të mbetjeve në Duboko gjatë verës së vitit 2025 bëri që mbetjet të devijoheshin drejt landfilleve jo-sanitare dhe u shoqërua me disa zjarre të mëdha.

    Mali i Zi prodhon energji nga gazi i landfillit

    Mali i Zi shënoi një zhvillim tjetër në fund të vitit 2025, me nisjen e operimit provë të impiantit të biogazit në landfillin rajonal të Možurës. Impianti me fuqi 1.5 MW, i pari i këtij lloji në Ballkanin Perëndimor sipas raportit, përdor gazin e prodhuar nga landfilli për të gjeneruar energji elektrike, në një sasi të barasvlershme me konsumin e rreth 400 familjeve.

    Mali i Zi miratoi gjithashtu Planin e Menaxhimit të Mbetjeve 2025-2029 dhe ka vendosur kufizime për disa produkte plastike njëpërdorimshme. Sipas raportit, disa shitës kanë raportuar rënie me rreth 50% të përdorimit të qeseve plastike pas hyrjes në fuqi të masave.

    Maqedonia e Veriut, investime për mbi 1 milion banorë

    Maqedonia e Veriut po zhvillon një prej programeve më të mëdha rajonale për modernizimin e sistemit të mbetjeve. Në korrik 2025 u miratua një grant prej 2 milionë eurosh nga WBIF për përgatitjen e fazës së dytë të projektit rajonal të menaxhimit të mbetjeve. Projekti është pjesë e një pakete më të madhe që përfshin një kredi prej 55 milionë eurosh nga BERZH dhe një grant prej 21.7 milionë eurosh nga BE. Sistemi synon të krijojë shërbime moderne të menaxhimit të mbetjeve për mbi një milion banorë në 45 bashki. Megjithatë, raporti vëren se zbatimi i strategjisë së ekonomisë qarkulluese në vend ka ngecur dhe se mbikëqyrja e organizatave që menaxhojnë përgjegjësinë e prodhuesve mbetet problem.

    Bosnjë-Hercegovina hap qendër të re rajonale

    Në Bosnjë-Hercegovinë, një nga zhvillimet kryesore ishte hapja në prill 2025 e qendrës së re të menaxhimit të mbetjeve në Živinice.  Landfilli sanitar dhe impianti i riciklimit u ndërtuan sipas standardeve të BE-së dhe u shërbejnë rreth 95 mijë banorëve. Financimi përfshiu një kredi prej 5 milionë eurosh nga BERZH dhe grante nga Suedia dhe Bashkimi Europian.

    Megjithatë, raporti vlerëson se qëndrueshmëria e projektit do të varet nga rritja e ndarjes së mbetjeve, tarifat që mbulojnë kostot dhe forcimi i kapaciteteve institucionale. Bosnjë-Hercegovinës vazhdon t’i mungojë gjithashtu një strategji e unifikuar kombëtare për ekonominë qarkulluese, pasi politikat janë kryesisht të fragmentuara mes niveleve të ndryshme të qeverisjes.

    Kosova, shtohen vend depozitimet ilegale

    Në Kosovë, raporti evidenton një kontrast mes përmirësimit të strategjive dhe përkeqësimit të situatës në terren. Megjithëse u miratua Strategjia e Integruar e Menaxhimit të Mbetjeve 2024-2035, numri i vend depozitimeve ilegale të identifikuara u rrit me 13.6%, nga 403 në vitin 2023 në 458 në vitin 2024.

    Një nga pengesat kryesore është mungesa e financimeve për landfille sanitare dhe impiante për trajtimin e mbetjeve. Sipas strategjisë së Kosovës, nevojiten rreth 500 milionë euro investime gjatë dekadës së ardhshme për të arritur objektivat për reduktimin e depozitimit në landfille dhe rritjen e riciklimit./Monitor

    aktualitet ballkani Ballkani Perëndimor Ballkani Perëndimor dhe BE Bashkimi Evropian BE ekonomia qarkulluese grumbullimi i mbetjeve Integrimi në BE lajme landfill landfille mbetjet mbetjet urbane mbrojtja e mjedisit menaxhimi i mbetjeve menaxhimi i mbetjeve në Shqipëri mjedisi mjedisi në Shqipëri ndotja ndotja e mjedisit ndotja e mjedisit në Shqipëri përpunimi i mbetjeve politika mjedisore problemet me mbetjet riciklimi riciklimi i mbetjeve riciklimi në Shqipëri shqipëri Shqipëria standardet e BE zhvillimi i qëndrueshëm
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ballkani Perëndimor shumë larg BE-së për menaxhimin e mbetjeve, 83% përfundojnë në landfille! Shqipëria me probleme në riciklim

    September 28, 2026

    Integrimi në BE/ Sot Konferenca ndërparlamentare, i pranishëm Rama, Peleshi dhe Schieder! Në fokus zgjerimi i BE dhe integrimi i Shqipërisë

    September 28, 2026

    “Mos hiq dorë nga Kosova”/ Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë, mesazhi për pasardhësin

    September 27, 2026

    “Liri për çlirimtarët!”, qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

    September 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Dashuri, vendime dhe mundësi të reja: Si do të shkojë e diela për secilën shenjë

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.