Rikthehet “diplomacia e pandave” në SHBA, dy panda kineze mbërrijnë në kopshtin zoologjik të Atlantës

Kopshti Zoologjik i Atlantës ka mirëpritur dy panda gjigante të ardhura nga Kina, të cilat do të qëndrojnë në SHBA për 10 vjet, në kuadër të një marrëveshjeje që synon ruajtjen dhe shumimin e kësaj specieje.

Të lidhura

None found

Ping Ping, 6 vjeç, dhe Fu Shuang, 5 vjeçe, përshkuan rreth 8 mijë milje nga Kina drejt Atlantës. Udhëtimi u krye me avion, ndërsa pandat u shoqëruan me bambu të freskët, ujë dhe ushqimet që preferojnë.

Para nisjes, të dyja kafshët kaluan një periudhë karantine dhe iu nënshtruan trajnimeve për t’u mësuar me arkat e transportit, si dhe me zhurmat që shoqërojnë udhëtimin.

Publiku, megjithatë, do të duhet të presë për t’i parë. Ping Ping dhe Fu Shuang do të qëndrojnë në karantinë për rreth një muaj, përpara se të shfaqen për vizitorët.

Mbërritja e pandave në Atlanta lidhet edhe me përpjekjet për mbrojtjen e species, e cila konsiderohet ende e cenueshme. Shumimi në robëri paraqet vështirësi të mëdha, pasi femrat janë pjellore vetëm për një periudhë shumë të shkurtër gjatë çdo viti.

Zgjedhja e Ping Ping dhe Fu Shuang është bërë duke marrë parasysh moshën, gjendjen shëndetësore, tiparet gjenetike dhe personalitetin e tyre. Shpresat janë që ato të çiftëzohen në mënyrë natyrshme.

Dy kafshët janë pjesë e të ashtuquajturës “diplomaci e pandave”, një praktikë përmes së cilës Kina ka përdorur prej dekadash huazimin e pandave si mjet për zhvillimin e marrëdhënieve diplomatike me shtete të tjera.

Dokumenti i marrëveshjes përcakton se pandat, ashtu si edhe pasardhësit e tyre, do të mbeten pronë e Kinës dhe do të rikthehen në këtë vend në të ardhmen.


Shtuar më 28.09.2026 09:03

sultanbeyli escortCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalpusulabetpusulabetpusulabetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetcasibomcasibombahsegelsekabet