“Prisja dorëheqjen e Ramës si Vuçiç!” Mejdini: Rama tregoi se është i fortë kur e mendonin të dobët
E ftuar në një lidhje live në “Review” me Greta Topjanën, gazetarja Fatjona Mejdini komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama nga Rinasi, pas kthimit të tij nga SHBA-ja, duke u shprehur se, përmes saj, Rama zgjodhi të tregojë se është i fortë dhe se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga rruga e tij.
“Rama vinte nga SHBA-ja, kishte zgjedhur aeroportin, dukej si një lloj urgjence për atë konferencë, dukej sikur një njoftim i madh do të vinte nga aty. U mendua për ndonjë gjë të madhe, të tipit dorëheqje. Ishin shumë spekulime normale, pasi kryeministri Rama ka një situatë të rënduar nga protestat që prej katër muajsh dhe, nga ana tjetër, skandalet e njëpasnjëshme që dalin nga hetimet e SPAK-ut. Por Edi Rama bëri atë që të tjerët nuk e prisnin, ose e prisnin më pak. Tregoi që unë jam i fortë në momentin kur ju mendoni se jam më i dobët. Ajo që bëri aty në aeroport ishte tregimi i një lloj force. Ai tha se nuk ka burrë nënë ta akuzojë për çështje korrupsioni. Tregoi një qëndrueshmëri dhe theksoi se nuk do të lëvizte nga vendi i tij, pavarësisht nga çdo lloj gjëje që do të vinte. Kryeministri nuk ka ndërmend të lëvizë nga kjo rrugë. Shqipëria do të ketë testin e saj në zgjedhjet lokale të vitit 2027”, tha ajo.
Bill Gates: Rreziku është keqpërdorimi i AI, jo dalja e saj jashtë kontrollit
Arrestohet në SHBA 56-vjeçarin shqiptar, akuzohet për abuzim seksual me të mitur
Kulluri: Për çdo dy kazanë plehrash në Shqipëri ka një fotograf që filmon pastrimin
- 09:03 Forcat amerikane tërhiqen nga Iraku pas dy dekadash pranie
- 08:55 Klopp pëson humbjen e parë në krye të Gjermanisë, Greqia siguroi fitore minimaliste në Augsburg
- 08:38 Arabia Saudite godet me bomba ajrore një treg në Jemen, dhjetëra të vdekur e të plagosur
- 08:37 Mbërrin Rama në Pallatin e Brigadave, nis mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare (VIDEO)
- 08:28 Orteku godet një grup alpinistësh në Himalaje, 2 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur në Nepal
- 08:26 Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në seancën e radhës plenare, në rend dite votimi i deklaratës për Gjykatën Speciale