• Kontakt
Monday, September 28, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Marrëdhënia Turqi-Greqi – Sërish dallgë në Egje?

Greqia dhe Turqia akuzojnë njëra-tjetrën se janë përgjegjëse për rritjen e tensioneve mes dy vendeve. Bëhet fjalë për ujërat territoriale, pretendimet e sovranitetit dhe ndikimin në rajonin e Mesdheut.

09:10 : 28/09/2026
në BOTA

Është një përshkallëzim i vazhdueshëm akuzash nga të dyja palët: Greqia ankohet për shkelje të hapësirës së saj ajrore nga Turqia, për zonat detare turke që, sipas saj, janë të paligjshme, si dhe për dislokimin e trupave turke pranë bregdetit. Nga ana tjetër qëndron presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, i cili i kërkon Greqisë t’i japë fund “militarizimit” të ishujve të saj. Ndërsa ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, e cilëson këtë si një kërcënim për sigurinë e Turqisë.

Greqia po forcon armatimin

Meri Bossi, profesoreshë e nderuar e Sigurisë Ndërkombëtare në Universitetin e Pireut, paralajmëron për një epokë të re: “Po shohim një përshkallëzim në rritje dhe një retorikë kërcënuese si nga Turqia, ashtu edhe nga Greqia. E gjithë kjo, së bashku me mjedisin e pasigurt rajonal dhe ndërkombëtar, mund të bëjë që këto tensione të arrijnë në një pikë edhe më ekstreme.”

Qeveria greke duket se po mbështetet te parandalimi përmes forcës ushtarake. Parimi është: kush dëshiron paqen, duhet të jetë i përgatitur për luftë. Në fund të gushtit, Greqia nënshkroi me Izraelin një kontratë armësh me vlerë miliarda euro, të quajtur “Mburoja e Akilit”. Në kuadër të saj, Greqia do të pajiset me një sistem të avancuar të mbrojtjes ajrore, ndërsa njëkohësisht po investon edhe në industrinë e vet të mbrojtjes.

Ankara shkurt 2026 | Erdogan përshëndet Mitsotakis në ceremoninë e pritjes
Në takimin në shkurt në Ankara, marrëdhënia ishte e mirë, tani Greqia dhe Turqia akuzojnë njëra-tjetrën se janë përgjegjëse për rritjen e tensioneve mes dy vendeve.Fotografi: Murat Kula/Anadolu Agency/IMAGO

Pak vëmendje në Evropë për konfliktin

Lexo edhe:

Megaskandali me fondet e investimeve në Turqi, nën hetim 76 persona, 45 në pranga

Zbardhet atentati ndaj vëllait të Fabio Dushkut në Greqi, arrestohen 3 shqiptarë /EMRAT

Sipas analistit dhe gazetarit grek John Psaropoulos, këto masa kanë të bëjnë vetëm me vetëmbrojtjen: “Nga këndvështrimi grek, destabilizimi i rajonit përreth Ukrainës dhe tani edhe në Gjirin Persik dhe Detin e Kuq është një lajm i keq për përpjekjet për të frenuar konfliktin me Turqinë.”

Sipas tij, këto konflikte kanë krijuar “një atmosferë paligjshmërie”, në të cilën lufta është normalizuar. Gazetari Psaropoulos ankohet se konflikti me Turqinë gjen pak vëmendje në Evropë dhe në Gjermani. Por sa më gjatë të mbeten konfliktet të pazgjidhura, aq më i madh është rreziku që në afatgjatë të lindin probleme serioze. “Greqia e sheh Turqinë si një Rusi të mundshme. Të njëjtin perceptim kërcënimi që Evropa ka sot ndaj Rusisë, Greqia e ka prej kohësh ndaj Turqisë”, thotë ai.

Një perceptim që rrjedh nga historia e konfliktit që nga periudha osmane. Ronald Meinardus, i cili ka doktoruar mbi këtë temë, aktualisht bashkëpunëtor shkencor në institutin kërkimor athinas ELIAMEP shprehet, se “palët nuk bien dakord as për atë se çfarë është në të vërtetë objekt i mosmarrëveshjes, sdhe as për mënyrën se si duhen zgjidhur këto çështje të debatueshme,” thotë ai. Kjo, Sipas Meinardus, sjell që konflikti të mbetet në vendnumëro, pa ndonjë përparim drejt zgjidhjes.

Turqia kërkon të ndryshojë status quo-në

Për qeverinë greke, për shembull, çështja e zgjerimit të ujërave territoriale rreth ishujve të Egjeut deri në dymbëdhjetë milje detare konsiderohet e zgjidhur. Në fund të fundit, një të drejtë të tillë e parashikon Konventa e OKB-së për të Drejtën e Detit. Megjithatë, parlamenti turk ka vendosur që në vitin 1995 se, nëse Greqia e zbaton vërtet këtë hap, Turqia do ta konsiderojë atë si shkak për luftë.

Frika e Ankarasë është se, për shkak të numrit të madh të ishujve grekë, hapësira e ujërave ndërkombëtare në Detin Egje do të zvogëlohej ndjeshëm, duke kufizuar në mënyrë drastike lundrimin dhe qarkullimin detar turk.

Pamje nga ajri e ishullit Kastellorizo në Mesdheun lindor
Ishulli Kastellorizo – Frika e Ankarasë është se, për shkak të numrit të madh të ishujve grekë, hapësira e ujërave ndërkombëtare në Detin Egje do të zvogëlohej ndjeshëmFotografi: Egunes/Pond5 Images/IMAGO

Megjithatë, ka edhe shumë çështje të tjera mosmarrëveshjeje. Turqia, për shembull, flet për disa “zona gri”, ku sovraniteti mbi disa ishuj dhe shkëmbinj të pabanuar, sipas saj, nuk është përcaktuar qartë. Nga këndvështrimi grek, statusi i këtyre territoreve është i rregulluar dhe i padiskutueshëm.

Vëzhguesi Ronald Meinardus sheh këtu një strategji të qëllimshme të Turqisë për të zgjeruar listën e çështjeve në konflikt: “Sa më e vogël të jetë shporta e mosmarrëveshjeve, aq më e vogël është mundësia të përfitosh diçka prej saj. Por sa më shumë çështje të hedhësh brenda, aq më e madhe është mundësia të nxjerrësh diçka në favorin tënd”, përshkruan ai strategjinë turke.

Sipas Meinardus, status quo-ja aktuale është në interes të Greqisë. “Dhe pikërisht këtë status quo kërkon ta ndryshojë Turqia. Turqia është një fuqi revizioniste”, thotë ai.

Politologu turk e sheh situatën si një “konflikt familjar”

Vëzhguesit grekë i referohen, për shembull, doktrinës turke të “Atdheut Blu” (Mavi Vatan), e cila pritet të diskutohet së shpejti në parlament. Ajo parashikon zgjerimin e ndjeshëm të zonave të ndikimit të Turqisë në Mesdhe. Kritikët e konsiderojnë këtë një projekt neo-osman me synime ekspansioniste.

Megjithatë, politologu Hüseyin Bağcı nga Ankaraja përpiqet të qetësojë situatën: “Mes Turqisë dhe Greqisë nuk mund të ketë një përplasje ushtarake, sepse të dyja vendet janë anëtare të NATO-s dhe nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë. Ky është një konflikt familjar dhe duhet të zgjidhet brenda NATO-s, por edhe brenda Bashkimit Evropian.”

Motive të politikës së brendshme?

Fakti që Turqia ka dërguar rreth 2.000 ushtarë në rajonin bregdetar në jug të Izmirit është, sipas vëzhguesve, një sinjal se Ankaraja është e gatshme të përdorë forcën ushtarake. Megjithatë, politologu Hüseyin Bağcı beson se presidenti Erdoğan nuk është i interesuar për një luftë.

Shumë zhvillime, bien dakord ekspertët, janë të motivuara nga politika e brendshme. Në pranverë mbahen zgjedhje në Greqi dhe kryeministri Kyriakos Mitsotakis nuk dëshiron të japë përshtypjen e një lideri të dobët. Një gjë është e sigurt: koha e “ujërave të qeta”, siç u quajt periudha e relaksimit të marrëdhënieve pas vizitës së Erdoğanit në Athinë në vitin 2023, ka marrë fund./ REL

Etiketa: Deti EgjeGreqiTurqi

Lajme të lidhura

BOTA

Megaskandali me fondet e investimeve në Turqi, nën hetim 76 persona, 45 në pranga

20:41 : 25/09/2026
AKTUALITET

Zbardhet atentati ndaj vëllait të Fabio Dushkut në Greqi, arrestohen 3 shqiptarë /EMRAT

11:39 : 24/09/2026
AKTUALITET

Tentuan të transportonin 5 emigrantë kinezë drejt Greqisë me taksi, procedohen dy persona në Sarandë

15:16 : 23/09/2026
BOTA

Sanksionet e SHBA-së/ Turqia pezullon të gjitha fluturimet për në Iran

13:24 : 22/09/2026
Lajmet e Dites

Greqi/ E vrau me thikë pas debatit, ish-partneri i 25-vjeçares pranon krimin

20:40 : 21/09/2026
AKTUALITET

Qeveria u kërkoi fitimin e fshehur/ Pse e refuzuan Ramën tregtarët e ushqimeve

18:31 : 20/09/2026

TË GJITHA

Marrëdhënia Turqi-Greqi – Sërish dallgë në Egje?

09:10 : 28/09/2026

Presidenti mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ja kush merr pjesë

08:54 : 28/09/2026

Pse s’flitet për viktimat e krimeve të luftës?

08:42 : 28/09/2026

Pasqyrë moj pasqyrë! Pse i kemi çmimet kaq të shtrenjta

08:24 : 28/09/2026

Këmbimi valutor 28 shtator/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:07 : 28/09/2026

Kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, parashikimi i motit për ditën e sotme

08:06 : 28/09/2026

Horoskopi për ditën e hënë, 28 shtator 2026

23:00 : 27/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com