Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ortek në Himalaja/ Vdesin 2 persona, 12 të tjerë rezultojnë të zhdukur

    Shkarkimi i Vlora Hysenit, nis mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare e thirrur nga Presidenti Begaj

    Tmerr në një pikë karburanti në Itali, 26-vjeçari sulmon gruan me kaçavidë dhe përplas me makinë dy persona

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Shkarkimi i Vlora Hysenit, nis mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare e thirrur nga Presidenti Begaj
    Kryesore

    Shkarkimi i Vlora Hysenit, nis mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare e thirrur nga Presidenti Begaj

    September 28, 2026
    Shkarkimi i Vlora Hysenit, nis mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare e thirrur nga Presidenti Begaj

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka mbledhur sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në orën 08:30, në Pallatin e Brigadave.

    Mbledhja vjen pas zhvillimeve të fundit që lidhen me ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, ndaj së cilës është caktuar masa e “arrestit në shtëpi”.

    Në fokus të diskutimeve pritet të jetë situata e sigurisë kombëtare, siguria e informacionit të klasifikuar dhe zhvillimet e fundit në Shërbimin Informativ të Shtetit. Në tryezë pritet të jetë edhe çështja e drejtimit të ri të SHISH, të cilin pas largimit të Hysenit do ta zerë drejtori i komanduar në SHISH Elvis Lila.

    Këshilli i Sigurisë Kombëtare kryesohet nga Presidenti i Republikës dhe përfshin drejtuesit e institucioneve kryesore të shtetit dhe të sigurisë.

    Në mbledhje pritet të marrin pjesë Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, Ministri i Brendshëm Ervin Demo, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha, si edhe drejtues të institucioneve të sigurisë, përfshirë SHISH-in, Policinë e Shtetit dhe Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

    Sipas përcaktimeve ligjore, Këshilli i Sigurisë Kombëtare është organ këshillimor i Presidentit të Republikës për çështjet e sigurisë kombëtare. Në varësi të rendit të ditës dhe çështjeve që do të diskutohen, Presidenti mund të ftojë edhe drejtues apo përfaqësues të tjerë institucionesh.

    Hera e fundit kur është mbledhur ky Këshill ishte në Qershor 2023 ku u diskutua  “Gjendja e sigurisë kibernetike dhe masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në Republikën e Shqipërisë”.

    Gjatë kohës kur President ishte Ilir Meta, ky i fundit kishte ftuar kryetarin e atëhershëm të opozitës, Lulzim Basha i cili ju përgjigj pozitivisht kësaj ftese.

    aktualitet Bajram Begaj drejtuesi i SHISH institucionet e sigurisë institucionet shqiptare Këshilli i Sigurisë Këshilli i Sigurisë Kombëtare lajme lajme Shqipëri mbledhja e Këshillit të Sigurisë politikë politikë shqiptare Presidenca Presidenti Bajram Begaj Presidenti i Shqipërisë Shërbimi Informativ i Shtetit SHISH shkarkimi i kreut të SHISH shkarkimi i Vlora Hysenit shqipëri siguri kombëtare siguria e vendit siguria kombëtare Tiranë Vlora Hyseni
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ortek në Himalaja/ Vdesin 2 persona, 12 të tjerë rezultojnë të zhdukur

    September 28, 2026

    Shkarkimi i Vlora Hysenit, nis mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare e thirrur nga Presidenti Begaj

    September 28, 2026

    Tmerr në një pikë karburanti në Itali, 26-vjeçari sulmon gruan me kaçavidë dhe përplas me makinë dy persona

    September 28, 2026

    Ballkani Perëndimor shumë larg BE-së për menaxhimin e mbetjeve, 83% përfundojnë në landfille! Shqipëria me probleme në riciklim

    September 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Dashuri, vendime dhe mundësi të reja: Si do të shkojë e diela për secilën shenjë

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.