Flash

Tre operacione policore në 24 orë në Kukës, arrestohen 3 persona, sekuestrohen armë dhe kanabis

Lapsi.al 28 September 2026

Tre operacione policore janë finalizuar gjatë 24 orëve të fundit në Kukës dhe Tropojë, duke çuar në pranga tre persona të dyshuar për armëmbajtje pa leje, kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje me thyerje.

Në Tropojë, në kuadër të operacionit “Befasia”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, arrestuan 45-vjeçarin E. M., banues në Markaj. Gjatë kontrollit në banesën e tij, në zbatim të një vendimi gjykate, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri automatike dhe municion luftarak. Po në Tropojë, në kuadër të operacionit “Weekend”, u arrestua në flagrancë 38-vjeçari S. H., i dyshuar për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas Policisë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet ushtruan kontroll në një zonë të pyllëzuar në territorin e Njësisë Administrative Tropojë e Vjetër. Gjatë ndërhyrjes, 38-vjeçari u gjet rreth 50 metra larg një parcele ku ishin kultivuar 42 bimë kanabisi, për të cilat hetimet dyshojnë se ishin kultivuar prej tij. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një pistoletë me krehër dhe 9 fishekë, ndërsa në banesë u sekuestruan një armë gjahu, municion dhe një thikë.

Ndërkohë, në Kukës, shërbimet e Komisariatit të Policisë, në bashkëpunim me strukturat e Durrësit, finalizuan operacionin “Hija”, duke arrestuar 31-vjeçarin I. J., banues në Krumë të Hasit. Sipas hetimeve, në orët e para të mëngjesit të 26 shtatorit 2026, 31-vjeçari dyshohet se ka vjedhur me thyerje një automjet, si dhe ka thyer dhe vjedhur një lokal. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti i vjedhur, një celular i marrë në lokal dhe një thikë.

Policia bën me dije se po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e disa vjedhjeve të tjera, që dyshohet se mund të jenë kryer nga i njëjti person në zonat e Hasit dhe Durrësit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës për veprime të mëtejshme.

 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI