Celebrities Gossip Showbiz

Ben Affleck pranon se fëmijët qeshin me të kur përpiqet t’u japë këshilla për dashurinë?

Ben Affleck ka treguar se përpjekjet e tij për t’u dhënë fëmijëve këshilla rreth dashurisë dhe marrëdhënieve nuk priten gjithmonë me shumë entuziazëm. Përkundrazi, aktori ka pranuar se fëmijët e tij shpesh e vendosin në siklet me batutat e tyre.

Gjatë një interviste në emisionin “Jimmy Kimmel Live!”, Affleck foli me humor për marrëdhënien me tre fëmijët e tij, të cilët i ka me ish-bashkëshorten Jennifer Garner.

Aktori tregoi se në tavolinën e darkës fëmijët flasin shpesh për miqtë e tyre, problemet dhe marrëdhëniet romantike. Duke qenë se ai mendon se ka mjaftueshëm përvojë jetësore për të ndarë disa këshilla, herë pas here përfshihet në bisedë.

Fëmijët e mi flasin në darkë për miqtë e tyre, dramat dhe marrëdhëniet. Dhe unë kam njëfarë përvoje jetësore, ndaj mendoj se ia vlen të ndaj disa mësime me ta

-tregoi Affleck.

Por duket se fëmijët nuk janë gjithmonë të bindur për ekspertizën e babait të tyre.

Affleck rrëfeu se në një prej këtyre rasteve, teksa po përpiqej të komentonte për një marrëdhënie, njëri prej fëmijëve të tij, 17 vjeç, ia ktheu menjëherë:

Oh, sikur ti të ishe eksperti i marrëdhënieve?

Batuta shkaktoi të qeshura në studio, ndërsa Affleck pranoi se tashmë e ka kuptuar se nuk është më “babai i famshëm dhe i lezetshëm” që dikur imagjinonte se do të ishte.

Unë do të filloj të flas për diçka në tavolinën e darkës dhe i kap duke shkëmbyer shikime me njëri-tjetrin. Dhe kuptoj se jam karikatura në këtë histori

-tha ai.

Por kjo nuk ishte e vetmja herë që fëmija i tij e kishte vënë në lojë për historinë e tij sentimentale. Affleck tregoi edhe një tjetër episod, këtë herë në një librari.

Teksa po shëtisnin mes librave, fëmija i tij pa një libër me titullin “Më fal për gjithçka” dhe i tha me shaka:

Oh, shiko babi, autobiografia jote.

Në vend që të mërzitej, Affleck tha se në fakt u ndje disi krenar për batutën.

Mendova se ishte një batutë e mirë. Më pëlqeu

-tregoi ai.

Affleck ka qenë i martuar me Jennifer Garner për më shumë se një dekadë, ndërsa më vonë u martua me Jennifer Lopez, martesë e cila përfundoi me divorc në vitin 2024. Pikërisht historia e tij e dashurisë duket se u ka dhënë fëmijëve material të mjaftueshëm për ta ngacmuar kur ai përpiqet të japë këshilla.