Nelson Hysa sfidon Agit Kabayel më 28 nëntor në Gjermani për titullin Botëror

Boksieri gjerman me origjinë kurde, Agit Kabayel, ka pranuar sfidën e shqiptarit Nelson Hysa për një përballje mes tyre. Në një reagim të drejtpërdrejtë, Kabayel ka bërë të ditur se është gati të ngjitet në ring, duke vendosur edhe dy kushte për ndeshjen.

Kabayel, i cili aktualisht mban një pozicion të rëndësishëm në elitën e peshave të rënda, tha se pavarësisht rivalitetit sportiv, përballja nuk duhet të shndërrohet në një konflikt mes komuniteteve.

“Ne mund të mos e pëlqejmë njëri-tjetrin, por njerëzit tanë qëndrojnë krah për krah. Le ta mbajmë këtë mes meje dhe teje dhe të mos përpiqemi kurrë të kthejmë gjermanët, kurdët apo shqiptarët kundër njëri-tjetrit”, shkroi Kabayel.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kushti i dytë i gjermanit ishte edhe më i drejtpërdrejtë: nëse sfida pranohet, nuk do të ketë më kthim pas.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kur ta pranoj këtë luftë, nuk ka kthim pas. Pa justifikime. Pa rrugëdalje”, u shpreh ai.

Kabayel iu referua gjithashtu momentit kur Hysa e sfidoi publikisht, duke thënë se shqiptari e kishte akuzuar se dukej i frikësuar.

“Mos e ngatërro kurrë mirësinë me dobësinë”, ishte mesazhi i Kabayel, përpara se të paralajmëronte një përballje agresive në ring.

“Kur të bjerë gongu, nuk do të buzëqesh. Do të të ndjek, do të të heq hapësirën dhe nuk do të të jap kohë të marrësh frymë”, shkroi ai.

Në fund, Kabayel e mbylli mesazhin me një ftesë të qartë për Hysën: nëse pranon kushtet, të bëhet ndeshja.

Përballja mes dy peshave të rënda pritet të zhvillohet më 29 nëntor në Gjermani, me Hamburgun që përmendet si një nga lokacionet më të mundshme. Data dhe vendi përfundimtar pritet të konfirmohen zyrtarisht nga organizatorët.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?