Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tre operacione policore në 24 orë në Kukës, 3 në pranga, sekuestrohen armë dhe kanabis

    Dy zjarre brenda pak minutash në Gjirokastër, digjet automjeti dhe një kasolle në “Dunavat”

    Ortek në Himalaja/ Vdesin 2 persona, 12 të tjerë rezultojnë të zhdukur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Tre operacione policore në 24 orë në Kukës, 3 në pranga, sekuestrohen armë dhe kanabis
    Aktualitet

    Tre operacione policore në 24 orë në Kukës, 3 në pranga, sekuestrohen armë dhe kanabis

    September 28, 2026
    Tre operacione policore në 24 orë në Kukës, 3 në pranga, sekuestrohen armë dhe kanabis

    Tre operacione policore janë finalizuar gjatë 24 orëve të fundit në Kukës dhe Tropojë, duke çuar në pranga tre persona.

    Policia njofton se gjatë aksioneve janë sekuestruar dy armë zjarri, një armë gjahu, municion luftarak, një armë e ftohtë dhe janë evidentuar 42 bimë kanabis.

    Operacionet kanë goditur raste të armëmbajtjes pa leje, kultivimit të bimëve narkotike dhe vjedhjeve me thyerje, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e rasteve të tjera të dyshuara.

    Njoftimi:

    Finalizohen tre operacione gjatë 24 orëve të fundit.

    Goditen dy raste të armëmbajtjes pa leje dhe kultivimit të bimëve narkotike në Tropojë.

    Zbardhen dy raste të vjedhjes me thyerje në Kukës.

    Vihen në pranga tre shtetas. Sekuestrohen 2 armë zjarri dhe një armë gjahu, municion luftarak dhe bimë narkotike.

    Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, zbardhjen e vjedhjeve dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve, si dhe për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në kuadër të operacionit “Befasia”, vunë në pranga shtetasin E. M., 45 vjeç, banues në Markaj, Tropojë.

    Në zbatim të vendimit të Gjykatës, gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatike dhe municion luftarak.

    Po në Tropojë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Weekend”, u arrestua në flagrancë shtetasi S. H., 38 vjeç, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi, mbajtja pa leje e armëve dhe municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

    Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në një zonë të pyllëzuar, në territorin e Njësisë Administrative Tropojë e Vjetër, ku dyshohej se kultivoheshin bimë narkotike.

    Shërbimet e Policisë, në momentin e ndërhyrjes, konstatuan shtetasin S. H., 38 vjeç, rreth 50 metra larg një parcele ku ishin kultivuar 42 bimë narkotike kanabis. Nga veprimet hetimore rezultoi se këto bimë dyshohet se ishin kultivuar nga ky shtetas.

    Gjatë kontrollit fizik, shtetasit S. H. iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë me krehër dhe 9 fishekë, ndërsa në banesë iu gjet një armë gjahu, municion, si dhe një armë e ftohtë (thikë).

    ✅Ndërkohë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të dy rasteve të vjedhjes me thyerje, të një automjeti dhe të një lokali. Në kuadër të operacionit “Hija”, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, u kap shtetasi I. J., 31 vjeç, banues në Krumë, Has.

    Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit të datës 26.09.2026, ka vjedhur me thyerje një automjet në pronësi të shtetasit R. B., si dhe ka thyer dhe vjedhur në një lokal në pronësi të shtetasit G. M. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti i vjedhur, një aparat celular që e kishte vjedhur në lokal, dhe një armë e ftohtë (thikë).

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Has dhe Komisariatin e Policisë Durrës, po vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin edhe të disa vjedhjeve të tjera, të dyshuara të kryera nga ky shtetas në Has dhe Durrës.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

    3 të arrestuar aksion policor aktualitet armë armë zjarri arrestime Drogë hetim kanabis kontrolle policore kriminalitet kronika e zezë kronikë Kukës lajme lajme Shqipëri lëndë narkotike lufta kundër drogës lufta kundër kriminalitetit në pranga operacion antidrogë operacion në Kukës operacione policore polici policia e shtetit sekuestrim armësh sekuestrim kanabisi shqipëri tre operacione policore
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tre operacione policore në 24 orë në Kukës, 3 në pranga, sekuestrohen armë dhe kanabis

    September 28, 2026

    Dy zjarre brenda pak minutash në Gjirokastër, digjet automjeti dhe një kasolle në “Dunavat”

    September 28, 2026

    Ortek në Himalaja/ Vdesin 2 persona, 12 të tjerë rezultojnë të zhdukur

    September 28, 2026

    Shkarkimi i Vlora Hysenit, nis mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare e thirrur nga Presidenti Begaj

    September 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Dashuri, vendime dhe mundësi të reja: Si do të shkojë e diela për secilën shenjë

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.