TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Mbledhja nisi në orën 08:30.
Takimi zhvillohet pas hetimit ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, e cila ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ndërsa pas hetimit të SPAK, ajo u shkarkua nga drejtimi i ketij institucioni.
Në mbledhje marrin pjesë kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, disa ministra përgjegjës dhe drejtues të institucioneve të sigurisë.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se hetimi ndaj Vlora Hysenit i takon drejtësisë, ndërsa mbrojtja e institucioneve të sigurisë është përgjegjësi e shtetit.
Ligji parashikon se Presidenti Begaj mund të ftojë edhe persona të tjerë në mbledhje që lidhen me fushën e diskutimeve. Në të kaluarën, Presidenti i Republikës ka ftuar edhe përfaqësues të opozitës në mbledhjet e Këshillit, por këtë herë nuk ka pasur ftesa për përfaqësues të opozitës.
ANËTARËT E KËSHILLIT TË SIGURIMIT
Këshilli i Sigurimit Kombëtar kryesohet nga Presidenti i Republikës.
1. Kuvendi – Kryetari Niko Peleshi
2. Këshilli i Ministrave – Kryeministri Edi Rama
3. Ministria e Mbrojtjes, Ermal Nufi
4. Ministria përgjegjëse për Punët e Jashtme, Ferit Hoxha
5. Ministria e Drejtësisë; Toni Gogu
6. Ministria përgjegjëse për Punët e Brendshme; Ervin Demo
7. Ministria përgjegjëse për Financat; Petrit Malaj
8. Ministria përgjegjëse për Transportin; Enea Karakaçi
9. Ministria përgjegjëse për Energjinë; Enea Karakaçi
10. Komisioni i përhershëm parlamentar përgjegjës për sigurinë dhe mbrojtjen – kryetari i tij; Bledar Çuçi,
11. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura – Shefi i Shtabit; Arben Kingji
12. Shërbimi Informativ i Shtetit – Drejtori; Elvis Lila
13. Policia e Shtetit – Drejtori i Përgjithshëm. Skënder Hitaj