LSDM-ja deklaron në një komunikatë për media se kanë kaluar 11 javë nga helmimi në Gostivar, por ende nuk është publikuar raport dhe nuk është mbajtur askush përgjegjës.
Të lidhura
None found
Sipas partisë, “Qeveria kriminale e Mickoskit nuk arrin t’u garantojë qytetarëve ujë të pastër, ndërkohë që po shtyn përpara pesë miniera të reja, përfshirë një për antimon, si dhe qendra të dhënash”.
“Projektligji për Planin Hapësinor parasheh pesë miniera të reja: Ilovica-Shtuka, Kazandol, Plavica, Kadiica dhe Luke, si dhe hulumtime gjeologjike në malin Kozhuv. Në mesin e tyre është një minierë antimoni, metal që përdoret në industrinë ushtarake. Mbetjet e saj depërtojnë në tokë, puse dhe fabrika. Pranë minierave të vjetra në vende të ndryshme të botës, ndotja helmuese e tokës dhe ujit zgjat me vite. Ajo shpesh lidhet me arsenikun, i cili dëmton mushkëritë, mëlçinë, lëkurën dhe zemrën”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
Partia shton se “për qendrat e të dhënave është arritur tashmë marrëveshje dhe kompania ka njoftuar se ka siguruar qasje në 100 MW energji elektrike dhe në lumin Vardar. Pa transparencë dhe larg vëmendjes së qytetarëve, hajduti Mickoski po rrezikon ujin dhe tokën, duke vënë në rrezik shëndetin e njerëzve. Përparësi për Mickoskin janë interesat e biznesit, komisionet dhe fitimet. Kërkojmë që plani hapësinor të ndalet. LSDM-ja do ta kundërshtojë këtë shitje kriminale në dëm të popullit”.
