POLITIKË /

Rama i ftoi në tryezë për të folur për pagat e tyre, gjyqtarët e refuzojnë: E kemi çuar në Kushtetuese!

Shkruar nga Versus

Rama i ftoi në tryezë për të folur për pagat e tyre,

Unioni i Gjyqtarëve dhe Shoqata e Gjyqtarëve kanë refuzuar ftesën e bërë nga kryeministri Edi Rama për një tryezë diskutimi sot në orën 12:30 për të diskutuar lidhur me ligjin e ndryshuar për pagat e magjistratëve.

Në arsyetimin e gjyqtarëve thuhet se çështja e pagave është dërguar tashmë në Gjykatën Kushtetuese dhe presin përgjigjie nga ky institucion.

Pas debateve të shumta mbi pagat e magjistratëve, Rama njoftoi nisjen e diskutimeve për piramidën e re të pagave. Megjithatë deri më tani është refuzuar nga pjesa më e madhe e institucioneve të drejtësisë, përfshirë edhe Gjykatën e Lartë. Versus.al

Poll