Politikë
Rokadë në diplomacinë shqiptare, pozicionet që pritet të marrin Petrit Malaj dhe Denion Meidani

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha vijon me ndryshimet në trupën diplomatike shqiptare.
Gazetarja e Vizion Plus Mola Luku raporton se Denion Meidani, aktualisht ambasador në Shkup, do të propozohet për të drejtuar diplomacinë shqiptare në Prishtinë.
Ndërsa kolegu i tij, Petrit Malaj, i cili prej tre vitesh mban postin e ambasadorit në Kosovë, pritet te marrë drejtimin e ambasadës në Shkup.
Këto ndryshime vijnë pas lëvizjes së Uran Ferizit nga ambasador në Londër në drejtim të misionit të Shqipërisë në OSBE në Vjenë.
Për këto lëvizje diplomatike të ministrit Hoxha, dy ambasadorët pritet të realizojnë dëgjesën në Komisionin e Jashtëm në ditët në vijim.




