Në atë kohë, Bushati e cilësonte Shqipërinë në një “udhëkryq të madh” dhe ngrinte një pyetje që sot pas 7 vitesh mund të lexohet sërish në kontekstin e debatit politik shqiptar. “Pse palët politike nuk arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët për të parë përpara?”
Duke iu referuar marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut për zgjidhjen e mosmarrëveshjes për emrin, Bushati sillte si shembull faktin se dy vende që kishin qenë për dekada në konflikt politik e diplomatik arritën një kompromis.
“Unë sot pyes, si ka mundësi zoti Ruçi, si ka mundësi zoti Ulqini, zoti Majko e deri tek kolegia që foli për herë të parë në këtë parlament, pse kur grekët e maqedonasit e gjetën gjuhën për të parë përpara, ne nuk paskemi mundësi për të gjetur gjuhën me njëri-tjetrin?!
A jemi të gjithë Shqiptarë, a jemi pjesë e një kombi? Pse e kemi kaq të vështirë të turpërojmë veten tonë lart e poshtë. Pse nuk e gjejmë dot gjuhën për të parë përpara? Çfarë do ti themi sot ne një 30 vjeçari?
Njerëzit që luftuan gjatë luftës së dytë botërore po mbesin gjithnjë e më pak për shkak të arsyeve biologjike. Njerëzit që kontribuon në komunizëm për atë që quhej pasurie kolektive ose sot janë të dëshpëruar ose e kanë lënë këtë vend për shkak se pasuria u grumbullua në një rreth vicioz njerëzish”, shprehej Bushati ne ate kohe.
Shqipëria vijon të përballet me përplasje të forta politike, ndërsa kërkesa për institucione funksionale, dialog politik dhe përgjegjshmëri mbetet pjesë e debatit publik edhe sot e kesaj dite.
Fjalimi i Ditmir Bushatit në Parlament në 2019:
Lexova një artikull të “Financial Times” një prej gazetave prestigjioze. E dini me çfarë hapej faqja e parë? Me foton selfie të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe kryeministrit të Greqisë, për arritjen e madhe historike pas 3 dekadash. Unë sot pyes, si ka mundësi zoti Ruçi, si ka mundësi zoti Ulqini, zoti Majko e deri tek kolegia që foli për herë të parë në këtë parlament, pse kur grekët e maqedonasit e gjetën gjuhën për të parë përpara, ne nuk paskemi mundësi për të gjetur gjuhën me njëri-tjetrin?!
A jemi të gjithë Shqiptarë, a jemi pjesë e një kombi?
Pse e kemi kaq të vështirë të turpërojmë veten tonë lart e poshtë.
Pse nuk e gjejmë dot gjuhën për të parë përpara?
Çfarë do ti themi sot ne një 30 vjeçari?
Njerëzit që luftuan gjatë luftës së dytë botërore po mbesin gjithnjë e më pak për shkak të arsyeve biologjike. Njerëzit që kontribuon në komunizëm për atë që quhej pasurie kolektive ose sot janë të dëshpëruar ose e kanë lënë këtë vend për shkak se pasuria u grumbullua në një rreth vicioz njerëzish.
Po 30-vjeçarët që nuk e dinë çfarë ishte komunizmi si do t’ja shpjegojmë këtë prapambetje në raport me fqinjët, jo në raport me Evropën dhe vlerat demokratike.
Do vazhdojmë ti themi ishte faji i Enverit?!
30 vjet është më shumë se nga shpallja e pavarësisë shtet në 1912 dhe në fillimin e luftës së parë botërore apo pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste.
30 vjet janë më shumë se periudha mes dy luftërave botërore.
30 vjet nuk e justifikojnë dot votën dhe besimin që na kanë dhënë shqiptarët.
Është momenti i fundit të shikojmë nga e ardhmja dhe mos bëhemi nostalgjik të së shkuarës.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
28 Shtator09:28
Prençi: Vlora Hyseni nuk shkoi në takimin e Bakusë, nuk iu sekuestruan telefonat
Teksa Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për skandalin e SHISH, të...
POLITIKE
28 Shtator09:17
Skandali i SHISH-Asnjë ftesë për opozitën/ Këshilli i Sigurisë Kombëtare vetëm me të 'besuarit' e Ramës
Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e thirrur nga Presidenti Bajram Begaj në Pallatin e Brigadave, rikthen në vëmen...
POLITIKE
28 Shtator08:58
Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kryeministri Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbërritur në Pallatin e Brigadave, aty ku do të mblidhet Këshilli i Sigurisë kombëtare. Kjo m...
POLITIKE
28 Shtator07:46
Sot dita e 121-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!
Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 121-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për më shumë se tre muaj, q...
POLITIKE
27 Shtator22:26
Mbyllet protesta e 120-të kundër Edi Ramës/ Qytetarët nuk ndalen: Nesër më shumë
Është mbyllur protesta e 120-të kundër qeverisë së Edi Ramës, pas disa orësh tubim dhe marshim në rrugët e Tir...
POLITIKE
27 Shtator21:48
Skandali me SHISH dhe aferat e qeverisë, protestuesit mesazh Ramës në bulevardin para Kryeministrisë: Krimi ka kokë!
Në ditën e 120-të të protestave qytetare kundër qeverisë, protestuesit i kanë përcjellë një tjetër mesazh...
POLITIKE
27 Shtator21:47
Vizita e Ramës në OKB, protestuesi: Nuk zhvilloi asnjë takim të nivelit të lartë. I kanë mbetur dy rrugë
Protesta qytetare vijoi për të 120-ën ditë radhazi, ndërsa një prej qytetarëve që mori fjalën para protestuesve u n...
POLITIKE
27 Shtator20:27
“Vlorën dhe Agasin t’i sollën me zor në zyrë?”/ Aktivisti thirrje Ramës: Ik edhe për Zahon!
Aktivisti Erald Ndoj ka reaguar ndaj video- mesazhit të publikuar sot nga kryeministri Edi Rama, lidhur me zhvillimet rreth skandalit të SHISH-it dhe ...
POLITIKE
27 Shtator20:10
‘Mos kujtoni se ju kam vjedhur’/ Këlliçi-Ramës: Je kreu i narkoshtetit dhe kryehajduti i shqiptarëve, jep menjëherë dorëheqjen
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas monologut të Edi Rama në Rinas, pasi e kishte njoftuar pë...
POLITIKE
27 Shtator19:46
Rokada/ Ministri Hoxha ndërron ambasadorët në Prishtinë dhe në Shkup
Ferit Hoxha, ministër i Punëve të Jashtme, çon përpara idenë e disa muajve më parë për ndryshimin e dy ambasador&...