Pagat e magjistratëve/ GJKKO dhe shoqatat e gjyqtarëve refuzojnë Ramën: Le të flasë Kushtetuesja

Pagat e magjistratëve/ GJKKO dhe shoqatat e gjyqtarëve refuzojnë Ramën: Le të flasë Kushtetuesja

09:39, 28/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edhe Gjykata Speciale refuzon ftesën e Edi Ramës për të marrë pjesë në tryezën e diskutimit për pagat e magjistratëve.

Ditën e premte GJKKO i ka kthyer përgjigje zyrtare që nuk do të marrë pjesë në takim pasi është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ftesa e Edi Ramës për një tryezë konsultimi mbi pagat e magjistratëve është refuzuar gjithashtu edhe nga dy shoqata të gjyqtarëve.

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë dhe Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve kanë refuzuar pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Rama.

Ato argumentojnë se për sa kohë ligji i ri është ankimuar në Gjykatën Kushtetuese, diskutimi për formulën e pagave duhet të presë vendimmarrjen e saj.

“Deri në një vendimmarrje të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me padinë e paraqitur nga shoqatat e magjistratëve, është e pamundur për ne pjesëmarrja në tryezën e konsultimit të datës 28 shtator 2026”, thuhet në përgjigjen e Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë.

Edhe Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ka vendosur të mos marrë pjesë. Ajo vlerëson se fillimisht Kushtetuesja duhet të qartësojë standardet mbi pagat dhe vetëm më pas mund të zhvillohet një diskutim me qeverinë për mekanizmin e ri.

“Shoqata vlerëson se nuk do të ishte e përshtatshme pjesëmarrja e saj në një diskutim institucional mbi të njëjtën çështje përpara përfundimit të këtij procesi”, thotë Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco