Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Deputetët e Kosovës mblidhen sot për punimet e radhës në Kuvend, në REND DITE dhe deklarata kundër vendimit për burgosjen e çlirimtarëve

Shkruar nga Newsbomb
Deputetët e Kosovës mblidhen sot për punimet e radhës
Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Kosovës do të mblidhen ditën e sotme në orën 11:00 për të zhvilluar seancën e radhës parlamentare, ndërsa është zbuluar dhe rendi i ditës së punimeve të Kuvendit.

Gjatë ditës së sotme është përfshirë dhe miratimi i një deklarate lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës të 16 shtatorit 2026, pasi Haga mori vendimin për të dënuar me 81 vite burg në total.

Në rend dite është përfshirë dhe zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Po ashtu, deputetët pritet të shqyrtojnë formimin e komisioneve parlamentare, një hap i rëndësishëm për funksionalizimin e punës së Kuvendit.

Rendi i ditës:

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme.

Miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator 2026.

Zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Formimi i komisioneve parlamentare.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese