‘Këshilli i Sigurisë Kombëtare u mblodh për të shpëtuar veten’, Balliu: Tradhti kombëtare, Rama të dorëhiqet

09:20, 28/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i PD, Klevis Balliu shprehet se mbledhja e Këshillit të Sigurisë Konmbëtare është thirrur që pjesëmarrësit me në krye, kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama të shpëtojnë veten nga skandali i SHISH.

Nga studio e ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, ligjvënësi demokrat tha se të gjithë kanë dijeni për gjithë sa ka ndodhur me institucionin e SHISH, madje ky i fundit ka dhënë informacione të detajuar për kartelet e drogës, atentatet që janë bërë apo edhe fikjen e radarë,

Sipas Balliut, e gjithë struktura e sigurisë së shtetit është vënë në shërbim të krimit.

Deputeti i PD, shkon më tej ku thotë se kryeministri druhet të japë dorëheqjen pasi ka frikë se mos futet në burg.

E vetmja që po mblidhet, është si t’ia bëjmë për të shpëtuar ne. Siguri s’ka, sepse ka rënë. Në momentin që dokumentet gjenden në makinën e Agasit dhe janë dhënë informacione për kartelet e drogës, atentatet që janë bërë, apo fikjen e radarëve. Këta i dinë, s’ka gjë që s’dinë. Këto kanë marrë pjesë në këto atentate, kanë ndihmuar dhe SHISH ishte në shërbim të bandave krimianle.

Gjithë struktura e sigurisë është shitur në shërbim të krimit, Ke policinë, SHISH, AKSHI, këto janë këto që ka siguria kombëtare, pastaj është kryeministri. Në një situatë të tillë, duhet të thërrisnin ata që i denonconin, kreun e opozitës dhe nënkryetari i komisionit të sigurisë.

S’është çështja paketë Thaçi, është paketë serbe. Rama sulmoi mediat si Hyseni, doli garant që shteti do mbroje SHISH. Ç’ti mbrojmë, SHISH ka rënë. Ju përgjigj mesazhit të Vlora Hysenit. Rama s’e jep dorëheqjen, ndryshe futet në burg. I fik radarët SPAK, si Vlora Hyseni krimit të organizuar.

Jemi në tradhti kombëtare, hetimi ka ardhur nga AKSHI dhe informacioni ka ardhur nga partnerët. I gjithë procesi i hetimit ka arritur në këtë pikë, dhe janë të pandashme. Nëse sot do kishim një qeveri të papërfshirë, gjëja e parë që bën kryeministri është dorëheqja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco