Sociale
Zjarr në Lezhë, flakët pranë banesave, zjarrfikësit hasin vështirësi për shkak të rrugës

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me bimësi pranë disa banesave në lagjen e Spitalit në Lezhë. Flakët u përhapën me shpejtësi, duke rrezikuar banesat përreth.
Ndërhyrja e zjarrfikësve u vështirësua nga mungesa e rrugëve të përshtatshme për të hyrë në zonë, por shërbimet arritën të lokalizojnë zjarrin në kohë.
Nga flakët u dëmtuan disa pemë frutore, ndërsa banesat nuk pësuan dëme.
Policia ka nisur verifikimet për përcaktimin e shkakut të zjarrit, ndërsa dyshohet se ai mund të jetë shkaktuar nga pakujdesia.




