PD zbardh agjendën e kryedemokratit Sali Berisha në Strasburg dhe Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës

PD zbardh agjendën e kryedemokratit Sali Berisha në Strasburg dhe Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës

09:47, 28/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Partia Demokratike ka zbardhur agjendën e takimeve që lideri demokrat, Sali Berisha do të mbajë në Strasburg dhe Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës​.

Në një njoftim për median, PD bën publike takimet e sotme që kryedemokrati Sali Berisha do të zhvillojë një sërë takimesh dhe aktivitetesh në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Në orën 11:30, z. Berisha do të zhvillojë një takim me delegacionin e Kosovës, ndërsa në orën 15:30, në kuadër të seancës plenare të Parlamentit Europian, Berisha do të mbajë fjalën e tij.

Gjatë ditës, po ashtu kryetari i Partisë Demokratike do të zhvillojë takime zyrtare me përfaqësues dhe zyrtarë të Partisë Popullore Europiane (PPE).

NJOFTIM PËR MEDIA

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ndodhet në Strasburg, ku gjatë ditës së sotme do të zhvillojë një sërë takimesh dhe aktivitetesh në kuadër të punimeve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Në orën 11:30, z. Berisha do të zhvillojë një takim me delegacionin e Kosovës.

Në orën 15:30, në kuadër të seancës plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, z. Berisha do të mbajë fjalën e tij.

Gjatë ditës, Kryetari i Partisë Demokratike do të zhvillojë gjithashtu takime me përfaqësues të Partisë Popullore Europiane (PPE)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco