AKTUALITET, 28 September 2026, 09:59

Berisha në Strasburg, zbardhet axhenda e takimeve të kryedemokratit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndodhet në Strasburg dhe gjatë ditës së sotme do të zhvillojë një sërë takimesh dhe aktivitetesh në Asamblenë e Këshillit të Europës.

Në orën 11:30, Berisha do të zhvillojë një takim me delegacionin e Kosovës.

Në orën 15:30, në kuadër të seancës plenare të Asamblesë së Këshillit të Europës, Berisha do të mbajë fjalën e tij.

Gjatë ditës, Kryetari i Partisë Demokratike do të zhvillojë gjithashtu takime zyrtare me përfaqësues dhe zyrtarë të Partisë Popullore Europiane (PPE).