Koka ulur për himnin dhe mosdhënie e dorës rivalëve, ja çfarë ndodhi në sfidën Irlandë-Izrael
Irlanda e ka mposhtur Izraelin me rezultatin e thellë 3-0 në ndeshjen e Nations League, të zhvilluar në fushë neutrale në Debrecen të Hungarisë. Megjithatë, përtej rezultatit sportiv, takimi u shoqërua me protesta dhe gjeste simbolike të futbollistëve irlandezë në lidhje me luftën në Gaza.
Që në momentin e himneve kombëtare, lojtarët e Irlandës ulën kokat gjatë interpretimit të himnit izraelit. Futbollistët mbanin gjithashtu shirita të zinj në krahë, në një gjest të lidhur me qëndrimin e tyre ndaj viktimave palestineze.
Tensioni vazhdoi edhe para fillimit të ndeshjes. Gjatë shkëmbimit tradicional të përshëndetjeve dhe fanellave, kapiteni irlandez nuk i dha dorën kapitenit të Izraelit.
Momenti më i diskutuar erdhi në fund të takimit. Jack Moylan shënoi golin e tretë të Irlandës dhe, gjatë festimit, hoqi shiritin e zi nga krahu, e puthi dhe më pas e drejtoi nga tribunat dhe kamerat televizive. Gjesti u interpretua si një tjetër shprehje simbolike e qëndrimit të lojtarëve irlandezë për çështjen palestineze.
Ndeshja u zhvillua pa incidente të raportuara, pavarësisht tensioneve politike që kishin shoqëruar ditët para saj. Përballja ishte paraprirë nga një debat i fortë në Irlandë. Federata irlandeze e futbollit kishte shprehur publikisht qëndrime shumë kritike ndaj veprimeve të qeverisë izraelite në Gaza dhe kishte diskutuar mundësinë e moszhvillimit të ndeshjes.
Në fund, pas një votimi të zhvilluar brenda ekipit, shumica vendosi që Irlanda të luante. Megjithatë, jo të gjithë futbollistët pranuan të merrnin pjesë. Portieri Gavin Bazunu zgjodhi të mos stërvitej dhe të qëndronte në hotel, duke mos pranuar të ishte pjesë e ndeshjes. Për shkak të mungesave, trajneri islandez Heimir Hallgrímsson u detyrua të kishte në stol një lojtar të fushës si portier rezervë.
Edhe disa futbollistë të tjerë nuk udhëtuan me skuadrën. Vendimi për të luajtur erdhi pasi një bojkot do ta ekspozonte Irlandën ndaj një humbjeje në tavolinë dhe masave disiplinore nga UEFA.
No handshake. No pennant exchange.
Ireland captain Dara O’Shea refused to shake Israel captain Manor Solomon’s hand at the toss.
A powerful gesture of solidarity with Palestinians amid the ongoing Gaza conflict. pic.twitter.com/Ao71GmyghS
— MUSAFIR (@MusafirNafar) September 27, 2026
Hoy, los jugadores de Irlanda agacharon la cabeza durante el himno de los genocidas de Israel con un brazalete de luto en solidaridad con los palestinos asesinados. pic.twitter.com/NN2q4xPUUw
— Fonsi Loaiza (@FonsiLoaiza) September 27, 2026
İrlandalı futbolcu Jack Moylan, İsrail'e karşı gol attıktan sonra Filistin için taktığı siyah kol bandını çıkararak öptü. pic.twitter.com/6IMpqx6RW9
— Notify (@notifyhome) September 27, 2026
A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?
Results
Vota totale: 4452

