Shënoi në Wembley dhe udhëhoqi Spanjën, Lamine Yamal kërkon kurorën e futbollit botëror. Katalanasit këmbëngulin për “Topin e Artë”
Humbja 2-0 në Olimpico ndaj Belgjikës, shenjoi fort kapitullin e dytë të Roberto Mancinit në pankinën e kombëtares italiane. Një fillim i komplikuar, jo aq për disfatën në vetvete sesa për skenarin që paraqitet në horizonin e Të Kaltërve në këtë edicion të Nations League.
Përveç Belgjikës, Italia ka në grupin e saj dy skuadra të tjera të një niveli të lartë si Turqia e sidomos Francën e frikshme. Në këtë moment është e vështirë të mendosh për një rezultat pozitiv me Blutë edhe pse ata gjithashtu po përjetojnë nisjen e një projekti të ri me Zidane në pankinë. Edhe Belgjika u shfaq një kundërshtar i pamundur për t’u thyer për Italinë, aq më tepër që tani do të ketë edhe sfidën në transfertë me të.
Për këtë arsye sfida e dyfishtë me Turqinë merr një rëndësi kapitale për të evituar rënien në Ligën B të Nations league. Skuadrat të fundit më të dobëta në çdo grub bien direkt në Ligën B, ndërsa më të mirat do të luajnë në playout me më të mirat e Ligës B. Për vendet e treta diskutimi është ndryshe; ato me më shumë pikë qëndrojnë në kategori pa u detyruar të përballen me asnjë lloj ndeshjeje playoffi, ndërsa më të dobëtat do të luajnë në playout. Në këtë pikë për Italinë, qëndrimi në kategori pa luajtur në playout duket objektivi ‘ambicioz’ më realist. Por në këtë pikë, pyetja lind natyrshëm: sa pikë duhen?
Sipas simulimeve të Football Meets Data, një platformë e analizave futbollistike, pas përfundimit të ndeshjeve të raundit të parë të Nations League, që të mos biesh direkt nga Liga përkatëse në 78% të raseve mund të mjaftojnë 4 pikë, ndërsa me 5 pikë është thuajse e sigurt se do të luash në playout. Për të qëndruar në Ligën A si skuadër e vendit të tretë duhet diçka më shumë. Sipas projeksioneve të FMD, 7 pikë në 46% të rasteve mund të mjaftojnë për te evituar playoutin. Me 8 pikë, shanset për të evituar ndeshje të tilla janë më të larta, plot 85% ndërsa me 6 pikë për të evituar playoffin shanset janë 20%
Për këtë arsye Italia me sfidën e dyfishtë në horizont me Francën dhe transfertën në Beògjikë do të duhet të marrë sa më shumë pikë në dy ndeshjet me Turqinë për të kërkuar që të marrë ndonjë pikë edhe në 3 ndeshjet që do të mbeten.
Top Channel