POLITIKË /

Arresti i Hysenit dhe skandali i SHISH, përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Shkruar nga Versus

Arresti i Hysenit dhe skandali i SHISH, përfundon mbledhja e Këshillit

Pas rreth një ore e gjysmë nga fillimi i saj, është mbyllur mbledhja e Këshillit të Sigurisë ku u mblodhën përfaqësuesit më të lartë të shtetit. Mbledhja u thirr nga presidenti Bajram Begaj pas skandalit të SHISH ku u arrestua drejtoresha, Vlora Hyseni.

Në takimin me dyer të mbyllura mori pjesë kryeministri Edi Rama, kryeparlamentari Niko Peleshi, disa ministra të qeverisë, kryepolici Skënder Hita si dhe shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura.

Diskutimet u përqendruan në nivelin e sigurisë kombëtare pas kompromentimit të institucionit më të lartë të Inteligjencës. Pas përfundimit të mbledhjes, Rama u drejtua për në kryeministri ku do të zhvillohet konferenca e radhës me përfaqësues të Parlamentit Europian për procesin e integrimit të vendit drejt BE. Versus.al

Poll