web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pagat e magjistratëve/ Unioni i Gjyqtarëve dhe Shoqatat refuzojnë ftesën e Ramës

28 Shtator 2026, 10:05, Aktualitet CNA

Pagat e magjistratëve/ Unioni i Gjyqtarëve dhe Shoqatat refuzojnë

Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve kanë refuzuar uljen në tryezë me kryeministrin Edi Rama për çështjen e pagave në sistemin e drejtësisë.

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë e ka shprehur qartë qëndrimin e saj duke nënvizuar se, deri në vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me padinë e paraqitur nga shoqatat e magjistratëve, është e pamundur pjesëmarrja në tryezën e konsultimit të datës 28 shtator 2026.

“Deri në një vendimmarrje të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me padinë e paraqitur nga shoqatat e magjistratëve, është e pamundur për ne pjesëmarrja në tryezën e konsultimit të datës 28 shtator 2026”, thuhet në përgjigje.

Nga ana tjetër, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ka vendosur të mos marrë pjesë. Ajo vlerëson se fillimisht Kushtetuesja duhet të qartësojë standardet mbi pagat dhe vetëm më pas mund të zhvillohet një diskutim me qeverinë për mekanizmin e ri.

“Shoqata vlerëson se nuk do të ishte e përshtatshme pjesëmarrja e saj në një diskutim institucional mbi të njëjtën çështje përpara përfundimit të këtij procesi”, thotë Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve./ CNA





Lajmet e fundit nga