AKTUALITET, 28 September 2026, 10:13

Krujë/ Operacion antidrogë, 4 furgona policie zbarkojnë në male, u bashkohen dhe efektivët e Tiranës

Një aksion i madh antidroge po zhvillohet që në orët e para të mëngjesit të sotëm në malet e Krujës ku bëhet me dije se forca të shumta efektive kanë zbarkuar në terren.

Burime për mediat bëjnë me dije se mëngjesin e sotëm janë parë në terren rreth katër furgonë policie, ndërsa mësohet se në operacion janë angazhuar një numër i madh efektivësh. Po ashtu thuhet se në ndihmë për aksionet antidrogë në Krujë janë angazhuar dhe efektivë nga Tirana.

Deri më tani nuk është e qartë se sa lëndë narkotike mund të jenë gjetur dhe sekuestruar, megjithatë pritet që Policia e Shtetit të dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me operacionin, që të kemi dhe detaje të reja në vijim