E hënë, 28 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Skuadrat angleze i kanë vënë syrin, Inter në alarm për Bastonin

Chelsea po mban sërish në radar Alessandro Bastonin, teksa mbrojtësi i Interit vazhdon të jetë një nga emrat më të kërkuar në tregun europian.

Sipas raportimeve të fundit të TEAMtalk, Chelsea, Liverpool dhe Manchester City kanë ruajtur interesin për 27-vjeçarin italian, ndërsa Interi e ka vlerësuar kartonin e tij në rreth 70 milionë paund.

Chelsea e kishte monitoruar Bastonin edhe gjatë merkatos së verës dhe vazhdon ta shohë atë si një profil të përshtatshëm për repartin mbrojtës. Përshtatshmëria e tij për të luajtur në një mbrojtje me tre lojtarë, së bashku me cilësinë në pasime dhe ndërtimin e aksioneve nga prapavija, e bëjnë italianin një opsion të rëndësishëm për londinezët.

Në garë është edhe Liverpooli, i cili sipas të njëjtit raport e ka studiuar prej kohësh situatën e Bastonit dhe e konsideron si një alternativë për të ardhmen e mbrojtjes. Edhe Manchester City vazhdon ta monitorojë situatën.

Një tjetër element interesant është se Bastoni raportohet se nuk e përjashton një transferim në Premier League. Ndërmjetësit e lojtarit kanë bërë të ditur se mbrojtësi është i hapur për një lëvizje drejt Anglisë, pavarësisht se Barcelona ishte destinacioni që ai preferonte gjatë verës.

Bastoni, i cili është pjesë e Interit që prej vitit 2019 dhe një titullar i rëndësishëm i kombëtares italiane, ka kontratë me klubin zikaltër deri në vitin 2028.

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.