Drejtësia refuzoi tryezën e Ramës, vjen përgjigjia e Kryeministrisë

28 Shtator 2026 | 10:20

Pas refuzimit të institucioneve të drejtësisë për të marrë pjesë në tryezën e thirrur nga kryeministri Edi Rama për diskutimin e pagave të magjistratëve, Kryeministria ka kthyer përgjigje zyrtare, duke shprehur gatishmërinë për vijimin e dialogut.

Gjykata e Lartë, GJKKO dhe shoqatat e gjyqtarëve kanë argumentuar se duhet pritur më parë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, pasi ligji i ri për pagat është kundërshtuar në këtë gjykatë.

Në përgjigjen e firmosur nga Sekretarja e Përgjithshme e Kryeministrisë, Elsonida Rama, thuhet se kërkesa për shtyrjen e takimit mirëkuptohet, ndërsa theksohet se dialogu ndërinstitucional mbetet i rëndësishëm.

“Mirëkuptojmë këtë kërkesë, ndonëse vlerësojmë se dialogu dhe bashkëpunimi ndërinstitucional ndërmjet aktorëve të ndryshëm të sistemit të drejtësisë mbetet i rëndësishëm dhe, në parim, i pavarur nga procese të tjera që mund të zhvillohen paralelisht”, thuhet në përgjigje.

Kryeministria bën të ditur gjithashtu se mbetet e hapur për caktimin e një date të re për zhvillimin e takimit.

Ndërkohë, qeveria paralajmëron se puna për hartimin e ligjit të ri mbi pagat do të vijojë që nga dita e nesërme. Sipas Kryeministrisë, një parashtrim i përgjithshëm mbi draftin ishte përgatitur për t’u diskutuar në tryezën e planifikuar.

“Duke filluar nga dita e nesërme, do të vijojmë punën për hartimin e ligjit të ri mbi pagat, mbi të cilin ishte përgatitur edhe një parashtrim i përgjithshëm, me synimin për ta shtruar si pjesë të diskutimit dhe dialogut të përbashkët gjatë takimit”, thuhet në letër.

Kështu, pavarësisht shtyrjes së tryezës, Kryeministria sinjalizon se procesi për hartimin e kuadrit të ri ligjor për pagat e magjistratëve do të vijojë, ndërsa mbetet për t’u dakordësuar një datë e re për konsultimet me institucionet e drejtësisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pagat e magjistratëve, Shoqatat e Prokurorëve dhe gjyqtarëve refuzojnë tryezën me Ramën: Çështja ndodhet në Kushtetuese

Shoqatat e prokurorëve dhe gjyqtarëve kanë njoftuar se refuzojnë të zhvillojnë një dialog me kryeministrin Edi Rama lidhur me çështjen e pagave të magjistratëve.  Shoqata...
09:48 | 28/09/2026

Pallati i Brigadave pret mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, në qendër dosja Hyseni

Këshilli i Sigurisë Kombëtare zhvillon këtë të hënë, në orën 08:30, një mbledhje të thirrur nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në Pallatin e Brigadave....
08:10 | 28/09/2026

Çfarë dimë për hetimin kundër terrorizmit në bazën amerikane në Britani

Pesë burra janë arrestuar nën dyshimin për vepra penale me eksplozivë dhe terrorizëm, pasi një incident i madh u deklarua në një bazë ajrore në...
08:03 | 28/09/2026