Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ngrihet ALARMI: Janë vjedhur dhe po keqpërdoren llogari të shumta të WhatsApp-eve në Shqipëri, mos klikoni asnjë link! Ja si të veproni

Shkruar nga Newsbomb
Ngrihet ALARMI: Janë vjedhur dhe po keqpërdoren llogari të shumta
Foto e postuar nga AKSK-ja

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka dalë me një njoftim urgjent për të gjithë qytetarët shqiptarë në lidhje me përdorimin e WhatsApp-t.

Përmes një njoftimi të ndarë në rrjet mëngjesin e kësaj të hëne AKSK-ja sugjeron qytetarët që të tregohen më të kujdesshëm në përdorimin e llogarive të tyre në këtë platformë, pasi së fundmi ka pasur raportime për komprometime të shumë faqeve. Ndërsa bëhet me dije se në shumë raste qytetarët kanë humbur aksesin në llogaritë e tyre.

Për rrjedhojë, që situata të mos marrë përmasa të tjera, sugjerohet që të veprohet si më poshtë:

Aktivizoni verifikimin me dy hapa (Two-step verification) te Settings → Account.

Mos ndani me askënd kodet e verifikimit, fjalëkalimet apo të dhënat e llogarisë.

Kontrolloni rregullisht seksionin “Linked Devices” dhe shkëputni menjëherë çdo pajisje që nuk e njihni.

Mos klikoni linqe të dyshimta të dërguara me SMS, WhatsApp apo email, veçanërisht kur ju kërkohet të verifikoni llogarinë.

Nëse merrni një kod ose njoftim për regjistrimin e WhatsApp-it në një pajisje tjetër pa e kërkuar vetë, mos e ndani kodin dhe mos autorizoni kërkesën.

Siguroni edhe adresën e email-it të lidhur me llogarinë, me një fjalëkalim unik dhe autentikim me shumë faktorë.

E në rast se mund t’ju ndodhë të humbni aksesin në llogarinë tuaj, përdorni vetëm procedurat dhe kanalet zyrtare të WhatsApp për rikuperimin e saj.

Reagimi i AKSK-së:

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese